Për çfarë shërben kafja e mëngjesit - Arbëria News

Për çfarë shërben kafja e mëngjesit

Kafja e mëngjesit është një mënyrë e mirë për të ndihmuar miliona të punësuar për të shmangur dhimbjen, të cilën e shkakton qëndrimi prej disa orësh ulur para kompjuterit, decease kanë treguar rezultatet e një studimi të ri.

Studiuesit kanë zbuluar që vullnetarët të cilët pa dërprerje kanë punuar në kompjuter 90 minuta kanë pasur shumë më pak dhimbje në qafë, viagra dosage duar dhe nyja nëse para shkuarjes në punë kanë pirë një filxhan kafe.

Gjatë studimit të gjithë punëtorët kanë pasur probleme me dhimbjet e shkaktuara nga puna, por grupi i cili ka konsumuar kafe para shkuarjes në punë ka shfaqur intensitet shumë më të vogël të dhimbjes.

Zbulimi që madje dhe doza e vogël e kafeinës mund të ketë ndikim të madh në reduktimin e dhimbjes të shkaktuar nga puna, është rezultat i punës së shkencëtarëve nga Universiteti i Oslos. Kafeina tashmë gjendet në disa ilaçe kundër dhimbjeve, siç janë aspirina dhe paracetamoli.

Gjithashtu studimi sugjeron që kafeina stimulon disa receptorë të caktuar në trup që janë përgjegjës për bllokimin e efektit të dhimbjes. Deri tani tashmë është dëshmuar që kafeja mbron nga kanceri i mëlçisë, nga Alzheimeri dhe madje edhe nga sulmet në tru.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 18 =