Për figurën e Skënderbeut dhe seriozitetin tonë të munguar - Arbëria News

Për figurën e Skënderbeut dhe seriozitetin tonë të munguar

Nga Akri Çipa

Çështja e trajtimit të gurës së Skënderbeut, e ngritur rishtazi në diskursin publik për arsye të ndryshme dhe
shpeshherë të palidhura me njëra-tjetrën, megjithëse mund të duket anakronike në pamjë të parë, është tejet e rëndësishme për Shqipërinë e ditëve tona.

Pikërisht prej këtij fakti ajo është një çështje që duhet trajtuar me seriozitet dhe, mbi të gjitha, përtej patetizmave nacionaliste dhe ndasive articiale.
Skënderbeu është gura më përbashkuese e një populli të vogël por me diferenca të mëdha. Ndërmjet shqiptarëve ekzistojnë diferenca të theksuara kulturore ndërmjet atyre që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që jetojnë në Kosovë.

Ekzistojne ndasi ndërmjet veriut dhe jugut të vendit. Ekzistojnë diferenca të qënësishme në bazë të përkatësisë
qytetare, bindjeve politike, historive familjare. Sikurse, në kohët e fundit, ka lluar të theksohet edhe diferenca fetare. Por, përtej këtyre elementëve përçarës, jemi një komb që ka ditur të qëndrojë bashkë, qoftë edhe në kohërat më të errëta. Dhe aftësinë për të qëndruar bashkë nuk e kemi tuar vetvetiu, por e kemi si pasojë e një procesi të gjatë formues dhe përbashkues.
Në këtë proces përbashkues elementët më dominantë janë gjuha shqipe dhe, jam i bindur për këtë fakt, gura
e Skënderbeut.

Gjuha për arsye se, që në gjenezë të kohërave, është ura e komunikimit ndërmjet individëve me njëri-tjetrin dhe me komunitetin. Figura e Skënderbeut për shkak se pozicionon një histori të përbashkët dhe identitare ndërmjet shqiptarëve të të gjitha krahinave, evidenton një liz identiteti europian në një periudhë ku historia e rajonit mëtonte drejt shtypjes së këtij identiteti dhe është një gurthemel i qënësishëm i trajtëformimit të shtetit shqiptar duke përbërë rastin më të shkëlqyer të tejkalimit të tribalizmit.

Duke mos patur çfarë t’i bëjnë gjuhës shqipe, anonimë tastierash, por edhe persona me peshë në diskursin tonë shoqëror, kanë shënjestruar shpeshherë gurën e Skënderbeut për të vënë në pikëpyetje identitetin shqiptar. Problemi i çmitizuesve të gurës së Skënderbeut është se gjithmonë e anashkalojnë faktin që vlera e tij është tek gura.
Për shkak se nuk dëshirojnë ta sulmojnë direkt gurën e tij, revizionizmin e tyre e nisin tek jeta e Gjergj Kastriotit.
Kështu, kanë vënë në dyshim origjinën e tij, synimet strategjike të tij, vërtetësinë e luftës së tij ndaj Perandorisë Osmane dhe kanë mëtuar të ngrejnë hipoteza të rrezikshme për të supozuarën luftë fetare.
Gjykoj që popujt duhet të kenë gjithmonë guximin të përballen me të vërtetat historike. Por, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një lloj të vërtete që do të na bëjë të lirë. Zhurmnaja që ngrihet herë pas herë është ose rezultat i provokatorëve dhe historianëve auto-didaktë, ose kryqtarëve çmitizues të gurës, të cilët nuk nisen me idenë e gjetjes së të vërtetës historike, por me qëllimin e vetëm të demontimit të gurës.
Që gura e Skënderbeut është glorikuar mbi gurën reale të tij, kjo është e pamohueshme.

Përtej Marin Barletit dhe biografëve të hershëm të Skënderbeut, rilidasit u kujdesën për këtë fakt. Por, ky
mitizim, nuk ka qënë ndonjëherë i dëmshëm. Përkundrazi, sikurse e thashë dhe më parë, ishtë një lartësim që ndikoi në themelimin e shtetit shqiptar.

Të gjitha lëvizjet shtetformuese në Ballkan dhe më gjerë kanë shfrytëzuar lartësimin e gurave historike për të pasqyruar bashkimin kulturor dhe historik të krahinave të ndryshme brenda një elementi të unikuar shtetëror.
Skënderbeu nuk duhet të ketë dhe nuk ka nevojë për kult. Por, bashkë me Ismail Qemalin, ai mbetet gura më përcaktuese e shtetit shqiptar.
Më shumë se aq: Skënderbeu i jep një dimension historik Shqipërisë.
Një dimension të cilin vendet përreth nesh përpiqen dëshpërimisht ta krijojnë në mënyrë fiktive.

Ndërkohë që Shqipëria e ka në mënyrë të patjetërsueshme. Në fakt, edhe vetë revizionistët e historisë nuk e
mohojnë dot gurën dhe dimensionin historik që Skënderbeu përfaqëson dhe prandaj përpiqen thjesht të deformojnë elementë të vegjël karakterizues dhe e kontekstualizojnë në mënyrë dashakeqe.

Në vazhdën e këtij serioziteti të munguar ishte dhe debati i ngjallur prej raportimit të mediave online për mbulimin e statujës së Skënderbeut ditën e djeshme. Thuajse të gjithë besimtarët myslimanë të gjendur në atë shesh nuk e vënë në dyshim qënësinë e Skënderbeut si hero kombëtar dhe mëvetësine unitare të gurës së tij.

Fatkeqësisht, në debatin e ngritur, qoftë në mënyrë naive, qoftë në mënyrë tendencioze, ky fakt u vu në dyshim. Ajo çfarë duhej diskutuar realisht në atë situatë, ideja nëse elementët përbashkues dhe laikë ishin mbuluar për shkak të riteve fetare, u la në harresë.

Sikurse pritej, gjithë trumpetuesit online dhe jo vetëm e futën debatin në hulli sa qesharake, aq edhe destruktive.
Sikurse e thashë në llim, trajtimi i gurës së Skënderbeut nuk ka nevojë për patetizma. Ai nuk ka nevojë për të patur një vit të përkushtuar ndaj tij. Ai nuk ka kurrfarë nevoje. Jemi ne si shoqëri të cilët kemi nevojë të ndërgjegjësohemi për vlerën identitare që përfaqëson Gjergj Kastrioti. Nuk mund t’u fshihemi të vërtetave
historike dhe duhet të përballemi me to. Por, të vërtetat historike nuk vijnë nga provokatorë të rëndomtë. Ndaj këtyre individëve duhet të sillemi me indiferentizmin që meritojnë. Fatkeqësisht, ngaqë nuk kemi ende një diskurs të shëndoshë publik, shpenzojmë tepër kohë duke ndjekur rrjedha ktive dhe, mbi të gjitha, të padobishme dhe të pavlera të cilat thjesht na largojnë nga e vërteta. Kjo është mungesa e seriozitetit që duhet ta tejkalojmë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 8 =