Për gjuhën e ndyrë dhe të neveritshme të të ashtuqujturve komentues në gazeta shqiptare - Arbëria News

Për gjuhën e ndyrë dhe të neveritshme të të ashtuqujturve komentues në gazeta shqiptare

 

Skifter Kellici

Para disa muajsh u dergova drejtuesve te dy gazetave me te medha dhe me te klikuara ne Shqiperi nje email, me permbajtjen qe te dergoj edhe ty, lidhur me problemin e mesiperm. Ndonese bashkepunoj me ta, nuk mora pergjigje prej tyre. Sic ke verejtur, besoj edhe ti, nje pjese e mire e komenteve te lexuesve, per te mos thene shumica e tyre, shkruhen me nje gjuhe te ndyre vulgare, me fjale te neveritshme seksuale, qe nuk ma mban edhe mua te t’i permed. Jetoj prej thuajse 20 vjetesh ne Amerike dhe, meqe nuk punoj me, cdo dite lexoj shtypin shqiptar online. Natyrisht, lexoj edhe komentet e shkrimeve . Ngaqe shkruajne me pseudonime, shume nga keta te ashtuquajtur komentues e quajne te ligjshme te fyejne autoret e shkrimeve me fjale dhe shprehje qe permenda me siper. Dhe, cuditerisht, drejtuesit e gazetave, ndonese edhe ata per shkrimet e tyre, jo ralle mbulohen nga keta komentues me sharje nga me te felliqurat, nuk u terheqin veshin moderatoreve, qe te mos lejojne te tilla percudnime. Por, kur ndonje autor, ose dhe vete redaktoret e gazetave ne print , shkruajne artikuj me permbajtje kritike, per kete ose ate person, politikan, a qeveritar qofte, ose dukuri shoqerore, maten mire dhe me te drejte i menjanojne shprehje te e tilla, duke perdorur vetem shkronjat fillestare te tyre. P.sh.- b.. per bythe dhe m.. per mut. Atehere, perse i drejtues te njohur organesh shtypi lejojne qe keta ‘komentatore’ ne versionet e gazetave online te perdorin sharje si t’u vije mbare? Te krijohet ideja se ata gjykojne qe ne versionet online komentuesit kane liri te shprehen si t’ua doje qejfi, pra te vjellin vrer mbare e mbrapsht. Pra, neve qe jetojme jashte kufijve te atdheut, dhe ata qe ne Shqiperi i lexojne gazetat nje dite me vone ne internet, e paskemi hak qe poshte shkrimeve te na dhurohen komente me gjuhe banale. Me fjale te tjera, ne gazetat print, qe te marra se bashku, mund te arrijne ne 15- 20.000 kopje ne dite, shprehjet e ndyra te komentuesve me kuc e me mac, qenkan rreptesisht te ndaluara, kurse ne gazetat online, ku numri i lexuesve shqiptare ne tere vendet e ruzullit tokesor arrin ne qindra e mijerae mijera, u lejuakerkan, thua se ata qenkeshin qenie te botes se… katert, qe i pertypkan ato si karamele me mjalte. S’ka denigrim me te madh!.. Jo vetem kaq; keta ‘komentatore’ e quajne te drejte t’u sulen jo vetem autoreve te shkrimeve me sharje dhe shpifje, te cilat denohen ligjerisht, por, madje e quajne te drejte qe po me keto shprehje skajesisht te pahijsshme t’u bejne atyre edhe biografine qe ne… barkun e nenes, gje qe nuk ka te beje aspak me brendine e shkrimit, i cili duhet te jete thelbi i komentit. Jo me kot, poshte artikujve te gazetave shkruhet: ‘Lini nje koment’; pra koment per shkrimin dhe jo fyerje dhe poshterime nga me te peshtirat ndaj autorit… Jam i bindur se sikur lexuesit te lejoheshin qe ne komentet e tyre te nenshkruanin detyrimisht emrin e tyre , ata asnjeherenuk do te guxonin te shkruanin ne menyrat e mesiperme. Shperdorojne keshtu banalisht te drejten qe u jepet te shprehen me pseudonime. Veprim shume i ulet!.. Vec shtypit shqiptar, lexoj gjithashtu cdo dite online gazeta ne rusisht, italisht dhe tashme edhe ne anglisht. Lexoj dhe komente te gazetave ne keto gjuhe. Kurre nuk me ka rastisur qe ne to te has shprehje te ndyra, madje as me te voglen shprehje vulgare, qe cenon dinjitetin dhe personalitetin e autoreve te shkrimeve ose te dhe te atyre per te cilet ata shkruajne, personalitte politike, shoqerore, artistike, sportive…. Kur ne nje artikull te gazetes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ per furbollistet te huaj qe luajne ne klube italiane, perdora nje here epitetin ‘mercenari’, moderatoret me me kthyen menjehere pergjigjen, se nuk e botonin komentin tim, ngaqe ky epitet ishte FYES.. Mendoj se kjo dukuri skandaloze qe trajtoj, per te cilin kane pergjegjesi drejtuesit e gazetave, duhet te menjanohet, pa me te voglin ngurrim. Lexuesit duhen njoftuar ne faqet e te gjitha gazetave online, se askush prej tyre nuk do te lejohen te botoje komente jashte normave morale. Ne kete menyre, jo vetem shqiptareve jashte atdheut, por shqiptaro-amerikaneve , arberesheve, ose miqve te Shqiperise ne vende te tjera, madje edhe te huajve, qe njohin shqipen dhe ndjekin sipas rasteve shtypin tone online, te mos u krijojohet ndjenja e neverise nga komente rrugacerore qe nuk kane te bejne aspak me tiparet e shtypit te nje vendi demokratik, sic ne kemi te drejte te pretendojme

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 15 =