Përballë Trumpit, Kina e gatshme të ravijëzojë hartën e tregtisë botërore - Arbëria News

Përballë Trumpit, Kina e gatshme të ravijëzojë hartën e tregtisë botërore

Duke braktisur marrëveshjen për tregtinë e lirë transpaqësore (TPP), cheap Amerika e Donald Trumpit mund t’i lërë fushë të lirë Kinës për të ravijëzua peizazhin e tregtisë botërore, në një kohë që ajo po synon të organizojë paktet ekonomike alternative në Azi.

Objektivi i TPP-së nuk ishte tjetër vetëm për të institucionalizuar dominimin ekonomik të SHBA-së duke përjashtuar dhe fshirë Kinën, duke bllokuar gjigantin aziatik, konfirmoi sot në një artikull ”E përditshmja e popullit”, zëri i Partisë Komuniste kineze.

E thënë ndryshe, Pekini nuk do të pendohet për këtë humbje të njoftuar të kësaj marrëveshjeje ambicioze tregtare që mbledh 12 vende në kufi me oqeanin Paqësor, por pa Kinën.

Ky tekst, promovuar nga Uashingtoni dhe pranuar për të ndryshuar rregullat e tregtisë të shekullit XXI, u nënshkrua në 2015, por ende nuk ka hyrë në fuqi.

Ai duket tashmë shumë i kërcënuar pas premtimit të Donald Trumpit për të tërhequr SHBA-në.

Miliarderi është angazhuar gjithashtu për të vendosur të drejtat doganore duke penalizuar importet që vijnë nga Kina dhe Meksika.

“Është Kina ajo që do të përfitojë më shumë nga një proteksionizëm amerikan në rritje”, shton “Global Times”.

”Aleatët e SHBA-së duken të dekurajuar. TTP-ja pa SHBA-në nuk do të kishte kuptim”, u shpreh kryeministri japonez, Shinzo Abe disa ditë më parë duke shtuar gjithashtu se nuk mund të merrte përsipër për të bindur Trumpin të hiqte dorë nga ky projekt.

“Nëse SHBA-ja largohet nga TPP-ja, kjo mund të hapë dyert e zhvillimit nga Kina të iniciativave të saj në Azi”, theksojnë analistët e kabinetit IHS Global.

Të tjera marrëveshje në horizont 

Disa vende duken të gatshme për të kthyer faqen dhe për të përshpejtuar negociatat për projekte të tjera të tregtisë së lirë në diskutim, në të cilat Pekini luan një rol konstruktiv.

Australia kishte theksuar gjithashtu, që prej zgjedhjes së Donald Trumpit si president i SHBA-së, se boshllëku i krijuar nga një dështim i TPP-së mund të ishte kënaqësi për RCEP-në (Regional Comprehensive Economic Partnership) .

Kjo projektmarrëveshje për tregtinë e lirë bashkon ASEAN-in, Austrialia, India, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re dhe Kina, që mbështesin fort iniciativën. Por jo SHBA-ja.

Ndryshe nga TPP-ja, ajo nuk do t’i vendosë anëtarëve të saj norma mjedisore dhe në kuadër të të drejtës së punës.

Kryesisht, Kina synon tashmë të përshpejtojë projektin e saj të Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit (FTAAP) që parashikon bashkimin e 21 anëtarëve të APEC-ut (Forumi i Azi Paqësorit 60 për qind e trgtisë planetare), ashtu si është shprehur së fundi presidenti kinez, Xi Jinping gjatë një samiti të APEC në Peru.

“Krijimi i FTAAP është një iniciativë strategjike vitale për prosperitetin afatgjatë të rajonit”, nënvizoi ai.

Për Pekinin, sfida është e madhe. Duke marrë parasysh influencën diplomatike dhe ekonomike shumë të fortë të SHBA-së në Azi, regjimi komunist po përpiqet të forcojë reputacionin në skenën rajonale dhe botërore dhe e cilëson marrëdhënien me Uashingtonin si një dialog të barabartë mes fuqive të mëdha.

Kampion i tregtisë së lirë ? 

Në Lima, para homologëve të vendeve të APEC-ut, Xi Jinping këmbënguli, duke përfituar hapur nga fitorja e Donald Trumpit, për të promovuar një tregti të lirë të dekompleksuar.

“Ne nuk do të mbyllim derën, por ta hapim akoma më shumë”, nënvizoi ai.

“Ne do të investojmë në globalizimin duke mbështetur tregtinë shumëpalëshe”, shtoi Xi Jinping.

Kjo vetëshpallje e Kinës si kampione e tregtisë së lirë nuk shkakton habi, edhe pse kjo kontraston me shtrëngimet e panumërta që vendi ju vendos ndërmarrjeve të huaja.

Pekini, përveç të tjerave, vendos me vullnet politikën e tij tregtare dhe taksat doganore në funksion të marrëdhënieve diplomatike me vendet e tjera.

Duke marrë drejtimin e negociatave për tregtinë e lirë rajonale, Kina mund të përfitojë nga ndikimi gjeopolitik në rast të mosangazhimit progresiv të SHBA-së. Gjiganti aziatik mund të imponojë pikëpamjet e tij në territore të ndryshme në Detin e Kinën Jugore.

“Duhet shmangur politizimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe të gjitha vendet duhet të heqin dorë nga mbiinterpretimet nëpërmjet syzeve gjeopolitike”, theksoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Geng Shuang./

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =