Përfundon ceremonia e çmimeve “Emmy”, ja fituesit - Arbëria News

Përfundon ceremonia e çmimeve “Emmy”, ja fituesit

Perfundoi ceremonia e 69-të e “Emmy Awards” në Los Angeles.

“The Handmaid’s Tale”, ishte fituesi i madh i çmimeve Emmy Awards 2017. Ylli i saj, Elisabeth Moss u shpall aktorja më e mirë dramatike, për portretizimin e një gruaje në botën distopike, e detyruar të ofrojë shërbime seksuale. Shfaqja, e bazuar në librin “bestseller” të Margaret Etwood, fitoi gjithashtu çmimin për skenarin, drejtimin dhe aktoren mbështetëse Ann Dowd.

Emmy është një çmim amerikan që njeh përsosmërinë në industrinë televizive dhe korrespondon me Oscarin për filmin apo çmimin Grammy për muzikën.

Fituesit e çmimeve Emmy sipas kategorive:

Aktorja kryesore më e mirë në dramë:

-Elisabeth Moss – The Handmaid’s Tale

Aktori kryesor më i mirë në dramë:

-Sterling K Brown – This Is Us

Aktorja më e mirë në seriale ose film:

-Nicole Kidman – Big Little Lies

Aktori më i mirë në seriale ose film:

-Riz Ahmed – The Night Of

Aktorja më e mirë në komedi:

-Julia Louis-Dreyfus – Veep

Aktori më i mirë në komedi:

-Donald Glover – Atlanta

Seriali më i mirë dramë:

-The Handmaid’s Tale

Seriali më i mirë komedi:

-Veep

Filmi më i mirë

-Black Mirror: San Junipero

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serialet dramë:

-Ann Dowd – The Handmaid’s Tale

Aktori më i mirë në rol dytësor në serialet dramë:

-John Lithgow – The Crown

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serialet komedi:

-Kate McKinnon – Saturday Night Live

Aktori më i mirë në rol dytësor në serialet komedi:

-Alec Baldwin – Saturday Night Live

Regjisori më i mirë në serialet dramë:

-Reed Morano – The Handmaid’s Tale

Regjisori më i mirë në serialet komedi:

-Donald Glover – Atlanta

Programi më i mirë reality show:

-The Voice

Variety talk series:

-Last Week Tonight With John Oliver

/ArbëriaNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =