Përplasje në Berat, rojet e Ramës i sulen gazetarit - Arbëria News

Përplasje në Berat, rojet e Ramës i sulen gazetarit

Qytetarë të shumtë janë përpjekur të takojnë kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme në Berat.

Shumë prej tyre protestojnë pasi u është hequr ndihma ekonomike, po duket se kanë marrë refuzimin e kryeministrit për t’i takuar.

Teksa Rama dhe minisitra të tij ishin duke kaluar në zonën e pedonales së qytetit, forca të shumta të rendit kanë mbajtur larg tyre qytetarët.

Në një moment një person nga ekipi i kryeministrit i hakërrehet edhe gazetarin e ‘’Fax News” në mënyrë që të ulë kamerën e celularit të tij.

Punonjësi i sigurisë: Ule mor atë, ule mor burrë atë, merr vesh ti ç’a po të them unë

Gazetari: Jemi njerëz të medias…

Një prej banoreve që i është hequr përkrahja ekonomike u shpreh: “Na është mohuar e drejta jonë. Jemi në hall, nuk kemi asnjë të ardhur, ndaj e takova dhe i bërtita. Pse është kryeministër ai?! Më tha “mua mos më bërtit”. Nuk mora asnjë përgjigje, pasi më tha që duhet të shkoj dhe të takoj Klosin. Edhe Klosi nuk më takoi, u fshehën si këlysha bushtrash që janë.”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 4 =