Petrit Çeku, kitaristi shqiptar që po mahnit botën

13315814_10154203239197329_4947405524384814068_nKonsiderohet të jetë njëri ndër kitaristët më të mirë që ka Evropa sot.

Bëhet fjali për shqiptarin Petrit Çeku nga Prizreni, që me talentin e tij po mahnit të gjithë.

Dashurinë për kitarën e ka nga babai dhe xhaxhai i tij, të dy kitaristë.

Ai thotë që tingujt e parë muzikorë që I ka dëgjuar kanë qenë ata të kitarës dhe kjo e shtyri që të vazhdojë më tutje e të bëhet kitarist profesional.

Gjithqka filloi në Prizren, ku si mësues kishte Luan Sapungjiun.

Ishte viti 2002 kur vendosi që shkollimin ta vazhdojë në Zagreb në Akademinë e Muzikës dhe diplmoi në vitin 2008.

Ky ishte edhe viti kur Petrit Çeku lansoi albumin e tij të parë solo.

Por nuk u ndal këtu.

Ai vazhdon studimet tash në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Petriti gjithashtu është mjaft I rregullt me performance të ndryshme  në vendet më prestigjioze të botës.

Koncertet ku prezentohet ai, janë të shumta, nuk mungon as në shtetet Shqiptare.

Gjatë këtij viti ai mbajti një koncert bamirësie në Prizren ndërsa performoi edhe në Prishtinë në kuadër tëDam  festivalit.

Edhe pse në moshë i ri, cmimet që ka marrë në fushën e tij janë të shumta.

Në vitin 2008-të Petrit Çeku si 24 vjecar u bë fitues i çmimit muzicienti më i mirë  i vitit  në Kroaci.

Në garën më të rëndësishme të  kitaristëve botërorë “Parkening International Guitar Competition” ai pati konkurence të fortë me 14 kitaristë nga  Amerika, Italia, Gjermania, Franca, Ukraina, Rumania, Serbia e vende të tjera.

Ai është fitues edhe I shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Pas studimeve muzikore në Prizren e Zagreb, ai në vitin 2003 kishte fituar çmimin e parë në garant pankroate në Dubrovnik,  gjithashtu mori çmimet prezistigjioze “Anna Amalia” në Ëeimar dhe “Emilio Pujol Guitar Competition” në Itali.

E sukseset e tij po shtohen dita ditës dhe Petrit Çeku po vazhdon rrugën e  tij drejt suksesit, duke u udhëhequr nga dashuria për muzikën klasike.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 9 =