Petrit Vasili: Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombetare - Arbëria News

Petrit Vasili: Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombetare

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, kryeministri Edi Rama i ka bërë sërisht thirrje opozitës për arritjen e një pakti për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm siç vepruan për zgjedhje.

Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasil, në Facebook.

“Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik. Ky kryeministri flet dhe thotë: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhë prokurorin e përkohshëm.

Kush ia dha këtë të drejtë narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnjë të drejtë as Kushtetuese as Ligjore.

Kuvendi i Shqiperisë, shërbimi i tij juridik shpjegon qartë dhe me shkrim se duhen 84 vota. Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo shpjegimet që nuk i pëlqejnë nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?

Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqiperisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë-copë nga ai dhe sufleret e tij, që nuk flasin shqip.

Ndryshe, nëse e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeminister shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.

Ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë.

Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombetare!”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =