Plazhi i Semanit i preferuar nga pushuesit, por ankohen për ndotjen akustike - Arbëria News

Plazhi i Semanit i preferuar nga pushuesit, por ankohen për ndotjen akustike

Rritja e temperaturave ka shtuar ndjeshëm numrin e pushuesve. Dhjetëra pushues, jo vetëm nga Fieri por dhe nga rrethe të tjera të vendit u janë drejtuar plazhit të Semanit në bregdetin e Adriatikut. E veçanta e këtij plazhi është rëra mjaft kurative, uji i pastër si dhe shërbimi mjaft i kulturuar. Pavarësisht aspekteve pozitive që nuk mungojnë, pushuesit ankohen se ndotja akustike mbetet shqetësim. H.K. një pushues nga Berati shprehet: “Na pëlqen shumë plazhi i Semanit për cilësitë qe ai mbart. Rëra kurative dhe e pastër uji dhe shërbimi i kulturuar, por pronarët e lokaleve bëjnë garë për volumin e muzikës. Mendoj se nga autoritet përkatëse duhet të merren masa, na dhembin veshet”.

Përgatiti: Agron Llupi

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 14 =