Politizohet protesta e studentëve - Arbëria News

Politizohet protesta e studentëve

Clirim Hoxha

Sa keq.

Politizohet protesta e studentëve.

PD dhe LSI fusin duart dhe politizojnë protestën e studentëve, të cilët janë ngritur për të drejtat e tyre të ligjëshme dhe ku Kryeministri Rama po kërkon të ulen dhe të bisedojnë për zgjidhjen e të 8 pikave të kërkesave.

Mbrëmë janë kapur në flagrancë personazhet kryesore të PD dhe LSI duke organizuar forumet e tyre rinore brenda protestës, duke i udhëzuar që të bllokojnë kryqëzimin e Zogut të Zi, të mos lejonin studentët që të shkonin në ballafaqim me Kryeministrin Rama në emisionin Top Show të Alban Dudushit, si dhe duke i urdhëruar studentët e tyre që të spostohen te Kryeministria me qëllimin final që të tërheqin të gjithë prostestuesit aty, të rrethojnë kryeministrinë dhe të detyrojnë Ramën që të jap dorëheqjen.

Shikoni sa e turpshme, kur për interesat e pushtetit të tyre po shfrytëzojnë studentët dhe aspiratat e tyre. PS dhe LSI ishin në pushtet dhe nuk denjuan kurrë të zgjidhnin hallet dhe problemet e studentëve, kurse sot që studentët po dëgjohen dhe po ftohen për zgjidhjen e kërkesave të tyre, forumet politike dhe eksponentët e PD dhe LSI po bëjnë ç’mos që të sabotojnë gjithçka për të nxjerr kapital politik.

Shqiptarët i kanë sytë në ballë dhe i shohin të gjitha. Ata solidarizohen me protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, por shqiptarët e ndershëm nuk mund të pranojnë që një Kryeministër të shtrinë dorën e bashkëpunimit dhe merr përsipër zgjidhjen e problemit, dhe studentët (e forumeve politike të urdhëruar nga partit e tyre) mundohen ta sabotojnë këtë zgjidhje.

Është momenti që të denoncohen publikisht dhe tu vihet gishti autorëve.
Studentët që janë ngritur vërtetë vetëm për kërkesat e tyre të drejta, duhet të përzënë nga mesi i tyre forumet politike të partive opozitare.
Kuptoheni student, protesta juaj zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit. Çdo shpërngulje për bllokim kryqëzimesh, apo zhvendosje te Kryeministria, nuk bëhet më për zgjidhjen e kërkesave tuaja, por për pushtetin e PD dhe LSI, të cilët po ndihet të rrezikuar nga reforma në drejtësi.

Image may contain: 2 people

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =