Presidenti amerikan iu përgjigjet brohoritjeve “Fu*k Trump” të Robert De Niro - Arbëria News

Presidenti amerikan iu përgjigjet brohoritjeve “Fu*k Trump” të Robert De Niro

Donald Trump iu kundërpërgjigj më në fund sharjeve që aktori Robert De Niro i ka drejtuar nga Tony Awards.

Pasi artisti u duartrokit me të madhe kur tha se do donte të godiste presidentin, ky i fundit iu referua De Niros si një aktor që në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.

“Robert De Niro, një njeri me një nivel shumë të vogël inteligjence, është gjuajtur në kokë shumë herë nga boksierë të vërtetë nëpër filmat e tij. E vështrova dje dhe vërtetë mendoj se është i sëmurë.

Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësim në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, ka shkruar presidenti amerikan në “Twitter”.

Aktori ka thënë ditën e dielë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve: “Para së gjithash , dua të them f**k Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f**k Trump-i.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + seven =