Presidenti i F.K Tirana, Refik Halili godet me grusht mjekun Krenar Preza - Arbëria News

Presidenti i F.K Tirana, Refik Halili godet me grusht mjekun Krenar Preza

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me Prezën shkuan për të ekzekutuar një vendim gjykate ndaj Refik Halilit, president i KF Tirana. Sipas përmbaruesit në debat e sipër Halili e ka goditur me grusht Pezën.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut Peza ka ndodhur për motive pronësie. Ky i fundit i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

 Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar te vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme eurosh.
 
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës, ndërsa Krenar Preza ka depozituar kallëzimin në polici për dhunë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + seven =