Presidenti i Bundestagut në Parlamentin shqiptar, fokusi reforma në drejtësi - Arbëria News

Presidenti i Bundestagut në Parlamentin shqiptar, fokusi reforma në drejtësi

tea_2012_update_01

Presidenti i Bundestagut gjerman, mind Nobert Lammert, vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Duke folur sot në Parlamentin shqiptar, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy parlamenteve, ndërsa tha se kjo është vizita e katërt e tij.

Ai deklaroi se gatishmëria për kompromis është kushti i domosdoshëm për funksionalitetin e një sistemi demokratik, duke thënë se kjo ndodh dhe në Gjermani, pasi shpesh grupet politike konkurruese mes tyre kanë pritshmëri apo edhe veprime për t’i vënë kundërshtarët në një pozicion të vështirë dhe një lëvizje e natyrshme e sistemit politik, ku pakicat duan të bëhen shumica.

Lammert u ndal në nevojën e reformave, duke u fokusuar te reforma në drejtësi, për sigurimin e një drejtësie të pavarur si kusht kryesore për në Bashkimin Europian.

“Zhvillimi i Bashkimit Europian varet nga aftësia për kompromis i vendeve anëtare. Kjo i rrit pretendimet për të pasur anëtarë të tjerë dhe unë shoh një numër shumë të kufizuar vendesh që do i përfytyroja si vendet e pakta anëtare. Shqipëria është nje nga të paktat vende që përfytyroj, e për të cilin uroj të ketë proces reformash të shpejta, për të vendosur bazat e negociatave”, deklaroi kreu i Bubdestagut gjerman.

Në vijim Lammert vlerësoi bashkëjetesën fetare në vendin tonë, duke thënë se është shembull.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit Ilir Meta, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke thënë se Shqipëria do avancojë me reformat madhore në mënyrë që ta meritojë plotësisht integrimin.

Ai nënvizoi se reforma në drejtësi është prioritet, ndërsa tha se Kuvendi është i angazhuar plotësisht për realizimin e saj.

“Mbështetemi fuqimisht në përkrahjen e Bundestagut dhe tuajën për perspektivën europiane të rajonit tonë. Jemi koshientë për sfidat që kemi përpara. Ju siguroj se vendi ynë e do të avancojë në rrugën e reformave për të arritur anëtarësimin”, tha Meta.

Lammert do të zhvillojë më vonë një takim kokë me kokë me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe më tej do të vijojë takimet me Kryeministrin Edi Raama dhe Presidentin Bujar Nishani

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =