Presidenti Meta në Medvegjë, këndon këngë me çifteli - Arbëria News

Presidenti Meta në Medvegjë, këndon këngë me çifteli

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë sot i pranishëm në komunën e Gjilanit në Kosovë, ku në përag të festave mbarëkombëtare të nëntorit është zbuluar shtatorja e Idriz Seferit, heroit të kauzës kombëtare shqiptare.

Gjatë fjalës së tij me rastin e evenetit, Meta tha se ndihej shumë i lumtur që ishte i pranishëm për të nderuar “Nderin e kombit Idriz Seferi. Historia e djeshme dhe e sotme e Gjilanit, i bën nder jo vetëm historisë. Jemi vërtet dy shtete, por jemi një komb shqiptar i pandarë dhe i bashkuar si asnjëherë tjetër më 28 nëntor.

Gjilani u shqua në të gjitha luftërat, kur bëhej fjalë për lirinë e Shqipqërisë dhe të shqiptarëve, duke kundërshtuar të gjitha përpjekjet kundër shqiptarëve, për ndarjen e territoreve të tyre. Mulla Idriz Gjilani ka thënë: Kemi tre fe, por një atdhe të përbashkët, një diell dhe një Zot. Sot ne na ka mbledhur në veçnti Idriz Seferi, i cili së bahsku me Isa Bioletinin, Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë u shndërruan në legjenda të kombit” – vijoi Meta.

Më pas kreu i shtetit shqiptar, recitoi disa vargje të shkurtra.

“Kaçanik o shkamb e gur. Vritesh e pritesh për flamur! Për flamurin e Skenderit Luftojnë djemt’ e Idriz o Seferit!” – ishin vargjet e cituar nga Meta.

“Jam sot këtu në Gjilan si President i Republikës së Shqipërisë, për të shprehur mirënjohjen më të madhe në prag të 28 nëntorit, ditës së flamurit tonë kombëtar, për të gjithë heronjtë, trimat dhe shqiptarët e Kosovës, për Lidhjen e Prizrenit, për Isa Boletinin, për Idriz Seferin, për të gjithë ata, pa të cilët nuk do të mund të ngrihej flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali, dhe pa të cilët Kosova nuk do të mund të ishte sot e pavarur. Ndaj bindjen më të fortë se për heronj dhe patriotë si Idriz Seferi, nuk ka vdekje por vetëm përjtësim” – përfundoi Presidenti i Shqipërisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =