Presidenti Nishani dekreton ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot Fatos Rekën si ambasador në Maqedoni. Në nëntor të vitit që lamë pas, ambasadori Petrit Bushati ndërroi jetë dhe vendi u shpall i vakant.

Që prej asaj kohe Shqipëria nuk përfaqësohej diplomatikisht në Maqedoni për shkak të përplasjeve që qeveria ka pasur me Presidentin. Fatos Reka ishte propozuar më parë si ambasador në Shkup, por Nishani refuzoi që ta dekretonte.

Dekreti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dekretimi i tij si ambasador u bë menjëherë pas situatës së tensionuar në Kumanovë. “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, Dekretoj: Z. Fatos Reka, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, rezident. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë” thuhet në dekretin me nr 9094 të botuar sot më 14 maj 2015.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eleven =