Pretenca e Prokurorisë për dënimin e grabitësve të mbi 700 milion lekëve në BSH - Arbëria News

Pretenca e Prokurorisë për dënimin e grabitësve të mbi 700 milion lekëve në BSH

Konkluzionet e Prokurorisë 
Ardian Bitraj, cheapest hetuar me masë sigurimi arrest në burg, look
Mimoza Bruzia, cheapest hetuar me masë sigurimi arrest në burg,

Të akuzuar:
Për kryerjen e veprës penale të “Vjedhja e Bankave dhe Arkave te Kursimit” parashikuar nga neni 136/2 te K.Penal, bazuar në nenin 378/1 të K.Pr.Penale, parashtrojm?  konkluzionet perfundimtare si me poshte vijon:

T? pandehurit Ardian Bitraj,  Klevis Bejtja dhe Mimoza Bruzia n? bashk?punim me njeri tjetrin kan? vjedhur  ne arken Stok dhe n? ark?n per Veprim  t? Bank?s s? Shqip?ris? 713’000’000 (shtateqind e trembedhjete milione) duke konumuar n? k?t? m?nyr? vepr?n penale t? Vjedhjes s? Bankave dhe Arkave te Kursimit” t? kryer n? bashkepunim dhe me pasoja t? r?nda t? parashikuar nga neni 136/2 te K.Penal.

Fakti penal i  atribuar t? pandehurve, nga provat e administruara n?  fashikullin e gjykimit rezulton t? ket? ndodhur n? k?to rrethana:
Ne nenin 161 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise eshte percaktuar se  Banka e Shqiperise ka te drejten ekskluzive te nxjerrjes dhe qarkullimit te monedhes shqiptare. Kete detyre Banka e realizon nepermjet veprimtarise se Departamentit te Emisionit, i cili eshte njesi perberese ne strukturen organizative ne Banken e Shqiperise. Ne Departamentin e Emisionit, i cili gjendet ne Linze Tirane gjenden dhe vend depozitimet e vlerave monetare, te emertuar “Objekti X-79 dhe X-79/B”.
Banka e Shqiperise ne perputhje me hartimin, me miratimin dhe me zbatimin ne menyre te pavarur te politikes monetare te Republikes se Shqiperise si dhe te programit monetar te miratuar, percakton sasine dhe vendos per proçedurat e shtypjes se kartmonedhes dhe te monedhes kombetare.
Per furnizimin e ekonomise me para, Departamenti perdor strukturat perkatese ne qender dhe ne rrethe. Ne te njejten kohe, departamenti realizon grumbullimin e tepricave te cash-it dhe te kartmonedhave e monedhave te demtuara nga qarkullimi, me qellim zevendesimin e ketyre te fundit me te reja.
Departamenti ka ne strukturen e tij organizative njesite e meposhtme:
Sektorin e Emisionit, Administrimit te Parase dhe Analizes te perbere nga:
Zyra e Emisionit dhe administrimit te Parasë Zyra e qendrës Kombëtare të Analizës
2. Sektorin e Arkes per veprim dhe te Perpunimit te Fondeve, te perbere nga:
– Zyra e Arkes per veprim
– Zyra e Arkes Stok, etj.
Arka per veprim eshte vendi ne te cilin mbahen kartmonedha e monedha metalike te emetuara nga Banka e Shqiperise, qe perdoren nga Banka per aktivitetin ditor me deget e saj dhe bankat e nivelit te dyte, si dhe kartmonedha e monedha te huaja qe mbahen nga Banka per mbulimin e shpenzimeve administrative.

Arka Stok eshte vendi ne te cilin mbahen kartmonedha e monedha metalike kombetare ne pritje per tu futur ne qarkullim, si dhe metale te çmuara si ar, argjend, platin, stoli dhe gur te çmuar ne pronesi te Bankes se Shqiperise dhe ne ruajtje per llogari te te treteve.
Departamenti i Emisionit drejtohet nga Drejtori, i cili drejton dhe bashkerendon punen me pergjegjesit e strukturave organizative te Departamentit, ku nder to bejne pjese Pergjegjesi i Zyres se Arkes per Veprim dhe Pergjegjesi i Arkes Stok. Te dy keta se bashku me dy punonjesit me arsim te mesem per secilen zyre perbejne treshen e ngarkuar me vlera. Te tre keta punonjes kane ne ruajtje dhe administrim vlerat monetare qe gjenden ne te dy arkat.
E gjithe veprimtaria e Departamentit te mesiperm normohet nga rregullore dhe udhezime te dala per zbatim nga Keshilli Mbikqyres.
Me date 21.07.2014  Banka e Shqiperise ka depozituar nje material kallezues ne ngarkim te te pandehurit Ardian Bitraj. Sipas materialit kallezues, ky i fundit ne cilesine e Pergjegjesit te Arkes per Veprim e me pas te Pergjegjesit te Arkes Stok ka pervetesuar nder vite shuma te medha parash nga te dy arkat.
Nga viti 2005 deri ne vitin 2011, i pandehuri Ardian Bitraj ka ushtruar detyren e Pergjegjesit te Arkes per Veprim.
Me urdhrin nr.7591, date 12.09.2011 te Guvernatorit, Ardian Bitraj eshte emeruar Pergjegjes i Arkes Stok dhe ne daten 22.11.2011 ka marre detyren se bashku me vlerat monetare.

I pandehuri Ardian Bitraj, i pyetur me cil?sin? e personit ndaj t? cilit zhvillohen hetime dhe m? pas me cil?sin? e t? pandehurit  ka pranuar se ka vjedhur shuma t? m?dha parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje mekanizmin e vjedhjes.
Ai ka deklaruar se nga muaji maj apo qershor i vitit 2010, gjate kohes qe ushtronte detyren e Pergjegjesit te Arkes per Veprim ka arritur qe te pervetesonte sasi te konsiderueshme parash nga kjo arke. Edhe gjate gjate kohes qe nuk ka qene pergjegjesi i kesaj arke ka vazhduar qe te pervetesoje sasi te konsiderueshme parash, pasi ne mirebesim futej ne ambjentet e saj. Sipas tij sasia e parave te vjedhura nga arka per veprim ishte 600 milion.
I pandehuri Ardian Bitraj ka deklaruar se ka arritur qe te marr shuma nga 1.500.000 (nje milion e peseqindmije) deri ne 2.000.000 (dymilion leke) leke. Ne dite te caktuara ka arritur te marr nga arka per veprim dhe 10 milion leke,  duke i fshehur ne rrobat e trupit. Arkat e prekura, i mbushte me libra, me qellim qe te mos humbisnin peshen.
Gjithashtu i pandehuri ka deklaruar se gjate muajve maj-qershor te vitit 2014 ka arritur qe te pervetesoje rreth 120 milion leke te demtuara, te programuara per tu asgjesuar me urdher te Zevendes Guvernatores. Te gjithe sasine e parave te vjedhura ne Banken e Shqiperise, i pandehuri ka deklaruar se e ka shpenzuar ne pikat e lloto-sportit.

Faktet e sip?rcituara jan? pranuar dhe nga e pandehura Mimoza Bruzia, e cila ka deklaruar se qe ne vitin 2010 ka konstatuar se i pandehuri Ardian Bitraj ka pervetesuar shuma te medha parash ne ambjentet e arkes per veprim, ku ajo ushtronte detyren e specialistes se ngarkuar me vlera nga viti 2009 deri ne vitin 2014.
Nga procesverbali i kqyrjes së vendeve te datës 22.07.2014, te shoqeruar me fotografite perkatese, u provua se rrethanat dhe mekanizmi i  shpjeguar nga i pandehuri Ardian Bitraj, përputhen plotësisht me konstatimet e bëra në kqyrje.
Nga kqyrja ne vend e arkave te drurit ku ruhen vlerat monetare ne arken per veprim ka rezultuar se 8 arka i kishin kapaket te hapur dhe nuk kishin ndonje element sigurie.

Nga procesverbali i kqyrjes në arkën për veprim së datës 04.08.2014 ka rezultuar  se arkat e prekura, janë ato me prerje 5 mije lekëshe, ku secila prej tyre si rregull mban një sasi prej 20 mijë kartmonedhash të prerjes 5 mijë lekëshe.
Nga kqyrja e mëtejshme ka rezultuar  se numrat identifikues te arkave te prekura janë:
AR297 ka në brendësi 3 mijë kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,
AN133 ka në brendësi 4 mijë kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,
AN136, ka në brendësi 16 mijë kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,
AR266, ka në brendësi 13 mijë kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,
AN135, ka në brendësi 10 mijë kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,

ndërsa kutiat me kode AM91 dhe AE11 dhe AP180 nuk kanë kartmonedha në brendësi, pra është vjedhur e gjithë shuma.
I pandehuri pasi kishte pervetesuar shumat e parave nga keto arka, i kishte zevendesuar ato me sende, si libra, blloqe letrash, etj, me qellim qe te ruhej pesha specifike e arkes.
Po kështu me proçesverbalin e sekuestrimit të datës 22.07.2014 janë sekuestruar ne arken stok sende, si kartona, kuti te ndryshme amballazhi te vendosura brenda stives se kartmonedhave te prerjeve 5 mijeshe.  I pandehuri i kishte vendosur  keto sende me qellim qe stiva ku ruheshin keto para te ishte ne dukje normale. Arkat e mesiperme, bashke me sendet dhe parate qe gjendeshin ne to jane sekuestruar me cilesine e proves materiale dhe jane ne ruajtje prane Departamentit te Emisionit.
Gjithashtu, pas konstatimit të faktit te vjedhjes, bazuar në urdhërin e Zevendes Guvernatorit të pare te Bankes se Shqipërisë me nr.1486, date 21.07.2014 është kryer një proces inventarizimi për vlerat materiale e monetare në Departamentin e Emisionit dhe konkretisht në zyrën e arkës stok e asaj per veprim. Komisioni i ngritur pas inventarizimit te kryer ka konstatuar se diferenca ne te dy arkat eshte 713 milione leke.
Bazuar ne procesverbalin e mbajtur me date 22.07.2014, lidhur me inventarizimin e arkes per veprim nga komisioni i inventarizimit fizik, ku jane identifikuar kodet e arkave te drurit te rezultuara me diferenca ne Arken per Veprim, ka rezultuar se 5 nga 8 arkat e drurit te rezultuara me diferenca, rezultojne te jene pjese e shenimeve te mbajtura nga ish-punonjesja e ngarkuar me vlera prane arkes stok, Myzejen Belba. Keto shënime jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e organit procedues. Këto shënime përmbajnë të dhëna në lidhje me kodet e kutive të kartmonedhave për disa nga prerjet e tyre,si dhe disa data të hyrje daljeve të këtyre kutive për në arkën stok e anasjelltas. Në këto dokumente të sekuestruara me cilësinë e provës materiale u konstatuan disa shënime në lidhje më daljet nga arka stok për në arkën për veprim të kutive me kartmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe,mes të cilave dhe disa kode që i përkisnin kutive të rezultuara të vjedhura në arkën për veprim, sipas procesverbalit të kqyrjes së datës  22.07.2014.
Bazuar ne shenimet e ish-te ngarkuares me vlera, keto arka druri rezultojne te kene levizur si ne vijim:
– Me date 30.03.2009 (kutite me kod AE11, AM91, AN133, AN135 dhe AN136, AR 266, AR 297 dhe AP 180 kane ardhur nga prodhuesi dhe i jane nenshtruar me pas procesit te kontrollit fizik deri ne regjistrimin kontabel te tyre per t’u bere hyrje me date 22.04.2009 ne Arken Stok sipas procedurave ne fuqi.
– Me date 21.10.2011 (kutite me kod AE 11 dhe AM91), kane levizuar nga Arka Stok drejt Arkes per Veprim nepermjet fletederegeses nr.15, date 21.10.2011.
– Me date 05.04.2012 (kutite me kod AN 133, AN 135 dhe AN136) kane levizuar nga Arka Stok drejt Arkes per Veprim nepermjet fletedergeses nr.05, date 05.04.2012.
Nuk gjenden ne keto shenime informacione ne lidhje me levizjen e tre arkave te tjera te drurit te rezultuara me diferenca ne inventarzin fizik te dates 22.07.2014 (kutite me kode AR 266, AR 297 dhe AP 180).

Bazuar ne informacionin e mesiperm, ne dokumentacionin mbeshtetes per veprimet me Arken per Veprim dhe Arken Stok dhe ne shenimet e ish-te ngarkuares me vlera, punonjesit (te ngarkuarit me vlera) qe kane ndjekur proçedurat e levizjes se ketyre arkave dhe qe kane mbajtur dokumentacionin perkates te parashikuar nga rregulloret dhe proçedurat e Bankes se Shqiperise per veprimet me arkat jane si ne vijim:

Punonjesit (te ngarkuarit me vlera) qe kane bere hyrje ne arken stok me date 22.04.2009 vlera monetare te reja te prodhuara te prerjes 5000 leke emetim i vitit 2007 (perfshire 8 arkat me kodet AP 180, AE 11, AM 91, AN 133, AN 135, AN 136, AR 266, AR 297) jane Lefter dhimo, Myzejen Belba dhe Lavdim Cani.
Punonjesit (te ngarkuarit me vlera) prane Arkes Stok qe kane dorezuar ne date 21.10.2011 vlerat monetare te prerjes 5000 leke emetim i vitit  2007 (kutite me kod AE 11 dhe AM 91) nepermjet fletedergeses nr.15, date 21.10.2011 jane: Lefter dhimo, Myzejen Belba dhe Lavdim Cani ndersa punonjesit (te ngarkuarit me vlera) prane arkes per veprim qe i kane marre ne dorezim keto vlera monetare jane Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Foto Kallfani.

Punonjesit (te ngarkuarit me vlera) prane Arkes Stok qe kane dorezuar ne date 05.04.2012 vlerat monetare te prerjes 5000 leke emetim i vitit 2007 (kutite me kod) nepermjet fletedergeses nr.5, date 05.04.2012 jane: Ardian Bitraj, Myzejen Belba dhe Lavdim Cani dhe punonjesit (te ngarkuarit me vlera) prane Arkes per Veprim qe i kane marre ne dorezim keto vlera monetare jane Petrit Ramohitaj, Mimoza Bruzia dhe Foto Kallfani.
Ne funksion te hetimeve paraprake nga ana e organit proçedues eshte realizuar kryerja e nje ekspertimi me qellim per te percaktuar se cila ka qenë gjendja në vlera monetare e arkës për veprim dhe asaj stok në datën 22.07.2014, nese ka diferenca në vlera monetare në këto arka, etj.
Sipas pergjigjeve te dhena nga grupi i eksperteve ka rezultuar:

Gjendja kontabel e Arkes per Veprim me date 22.07.2014 ka qene 18’243’100’787 (tetembedhjete miliarde e dyqindedyzetre milione e njeqind mije e shtateqindetetedhjeteshtate) leke, nderkohe gjendja fizike e Arkes per Veprim me date 22.07.2014 ka qene 18’813’100’787 (tetembedhjete miliarde e teteqindetrembedhjete milione e njeqindmije e shtateqindetetedhjeteshtate) leke, duke rezultuar keshtu ne nje diference me pak ne gjendjen fizike prej 570’000’000 (peseqindeshtatedhjete milione) leke.
Gjendja Kontabel e Arkes Stok me date 22.07.2014 ka qene 206, 668,654,910 (dyqindegjashte miliarde e gjashteqindegjashtedhjetëetete milione e gjashteqindepesedhjetëekater mije e nenteqindedhjete) leke, nderkohe gjendja fizike e Arkes Stok me date 22.07.2014 ka qene 206,525,654,910 (dyqindegjashte miliarde e peseqindenjezetepese milione e gjashteqindepesedhjetëekater mije e nenteqindedhjete) leke, duke rezultuar keshtu nje diference me pak ne gjendjen fizike prej 143’000’000 (Njeqindedyzetetre milione) leke.

Nga sa me siper Arka per Veprim rezulton me nje diference me pak ne vlera monetare gjendje fizike per vleren totale prej 570’000’000 (peseqindeshtatedhjete) milione e perbere nga 114’000 (njeqinde katermbedhjete mije) cope kartmonedha te gatshme te qarkullimit te prerjes 5’000 (pese mije) leke.

Arka Stok rezulton me nje diference me pak ne vlera monetare gjendje fizike per vleren totale prej 143’000’000 (njeqind e dyzet e tre milione) e perbere  nga 28’600 cope kartmonedha te demtuara te gatshme per asgjesim, te prerjes 5’000 (pese) mije leke.
Diferencat me pak ne vlerat monetare te munguara gjithesej ne arken Stok dhe per Veprim jane 713’000’000 (shtateqind e trembedhjete milione) leke.

Nga provat e admnistruara n? fashikullin e gjykimit provohet dhe menyra se si jane pervetesuar nga i pandehuri Ardian Bitraj vlerat monetare ne te dy arkat. Kjo ka ndodhur si rezultat i mosrespektimit nga ana e personelit te te dy arkave, qendres operatore, etj, te rregullave te percaktuara ne urdhezimet dhe rregulloret perkatese.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, që mbikqyrin ambjentet e brendshme të Godinës së Departamentit të Emisionit, ka rezultuar se i pandehuri Ardian Bitraj, gjatë orarit të punës dhe konkretisht në datë 15.07.2014, rreth orës 08:45 min ka hapur i vetëm derën kasafortë të zyrës stok (tranzit).

Ky veprim i këtij shtetasi është në kundërshtim me udhëzimin Nr.741 datë 28.03.2014 “Mbi administrimin dhe përdorimin e celësave dhe kodeve numerike të dyerve në Bankën e Shqipërisë”.
Sipas këtij udhëzimi, konkretisht nenit 5, pika 2 “përdorimi dhe administrimi i celësave aktiv dhe kodeve të kombinatorëve numerikë”, celësat e dhomës  së tranzitimit, përdoren dhe administrohen nga të ngarkuarit me vlera në Departamentin e Emisionit.

Më tej në pikën 3, gërma “c” përcaktohet se:  Celësat e dhomës së tranzitimit, të mbyllur në pliko të vecantë, depozitohen dhe ruhen ne kasafortë në arkën për veprim. Treshja e arkës për veprim, vendos plikon në kasafortë brenda mjediseve të dhomës kasafortë të arkës “për veprim” dhe celësat e kësaj kasaforte vendosen në modulin e menaxhimit të celësave.
Referuar pamjeve filmike, procesverbalit të kqyrjes së tyre si dhe shpjegimeve te te pandehurit Ardian Bitraj në cilësinë e përgjegjësit të arkës stok ka rezultuar se kjo procedurë nuk është zbatuar dhe kjo ka sjellë për pasojë që i pandehuri Ardian Bitraj të përfitojë nga kjo situatë dhe të përvetësoj shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se ne kete aktivitet kriminal ka qene e perfshire dhe e pandehura Mimoza Bruzia, e cila nga viti 2009 deri ne vitin 2014 ka ushtruar detyren e specialistes se ngarkuar me vlera prane arkes per veprim.
E pandehura ka qenë e ngarkuar me administrimin e vlerave monetare që disponoheshin pranë “arkës për veprim”, dhe në këtë cilësi ka bashkëpunuar me te pandehurin Ardian Bitraj për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash, veprime të cilat janë kryer në një hark kohor prej katër vitesh. Nga kqyrja e tabulateve telefonike ka rezultuar se midis te pandehurve ka patur  komunikime te vazhdueshme gjate dhe pas orarit te punes.

Nga hetimi është provuar se e pandehura ka konstatuar faktin e vjedhjes se lekeve nga ana e te pandehurit Ardian Bitraj, gjate kohes qe ky ushtronte detyren e Pergjegjesit te Arkes per Veprim. Gjithashtu dhe pas largimit nga kjo detyre i pandehuri Ardian Bitraj ka vazhduar qe te pervetesoje sasi te konsiderueshme parash nga arka per veprim, ku e pandehura Mimoza Bruzia vazhdonte te ushtronte detyren e te ngarkuares me vlera prane kesaj arke dhe ishte ne dijeni te vjedhjes se lekeve nga ana e te pandehurit Ardian Bitraj. E pandehura Mimoza Bruzia ka vazhduar ti krijoje te pandehurit Ardian Bitraj kushtet për të vazhduar vjedhjen.

Gjithashtu n? realizimin e veprimtarise se tij kriminale, i pandehuri Ardian Bitraj ?sht? ndihmuar edhe nga I pandehuri Klevis Bejtaj. Nga procesverbali i kqyrjes së pamjeve filmike, te realizuar në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë, të datës 30.07.2014  ka rezultuar se në datat 15 dhe 16 korrik 2014, i pandehuri Klevis Bejtaj ka shkuar me automjetin e tij tip benz me targë TR 3833 M pranë godinës së Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë dhe është takuar me te pandehurin Ardian Bitraj. Nga aktet e admnistruara n? fashikullin e gjykimit  provohet se  perpara se të nisej tek makina e te pandehurit Klevis Bejtaj, i pandehuri Ardian Bitraj ka marrë sasi parash nga ambjentet e bankës dhe është drejtuar për në automjetin e te pandehurit  Klevis Bejtaj, i cili eshte nipi i tij, djali i motres.

Nga aktet ka rezultuar e provuar se i pandehuri Klevis Bejtaj, ka shkuar disa herë me automjetin e tij me targë TR 3833 M, pranë ambjenteve të Bankës së Shqipërisë dhe ka takuar për disa sekonda shtetasin Ardian Bitraj i cili perpara se te dilte nga ambjentet e bankës per tu takuar me nipin e tij, merrte sasi te konsiderueshme parash nga ambjentet e bankes.

Gjate hetimeve eshte provuar n?p?rmjet tabulateve telefonike komunikimi  nd?rmjet dy t? pandehurve dhe vendodhja e kryerjes s? telefonatave nga I pandehuri Klevis Bejtja.
Sipas pamjeve filmike te realizuara nga kamerat e sigurise se bankes dhe te sekuestruara me cilesine e proves materiale, ka rezultuar e provuar se i pandehuri Klevis Bejtaj afronte makinën në afërsi të godinës së Bankës së Shqipërisë,në një distancë që sipas tij nuk vëzhgohej nga kamerat e sigurisë. Pas kesaj tek ai shkonte i pandehuri Bitraj ku pasi qendronte disa sekonda kthehej serisht ne ambjentet e bankes.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në tre rastet e dokumentuara me pamje filmike, konstatohet se i pandehuri Ardian Bitraj pasi merrte para nga ambjentet e bankes, dilte jashte saj dhe futej tek dera e pasme e automjetit qe drejtohet nga nipi i tij, qëndronte disa sekonda dhe më pas rikthehej në ambjentet e bankës.
Nga sa u tha m? sip?r n? analiz? t? fakteve t? rezultuara nga provat e administruara n? fashikulline gjykimit rezulton e  provuar se I pandehuri Ardian Bitraj, n? bashkepunim me t? pandehurit Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtja kan? konsumuar element?t e vepr?s penale t? “Vjedhja e Bankave dhe Arkave te Kursimit” t? kryer n? bashkepunim dhe me pasoja t? r?nda parashikuar nga neni 136/2 te K.Penal.

Nga ana objektive vepra penale nga t? pandehurit ?sht? kryer me veprime t? kundraligjshme  t? cilat konsistojn? n? hedhjen n? dor? t? pasuris?(shum?s 713.000.000 leke) me q?llim p?r t? mos e kthyer m?.  I pandehuri Ardian Bitraj ka  vjedhur drejt?p?rs?drejti nga arka stok dhe arka p?r veprim sasin? e parave t? sip?rcituara dhe p?r kryejen e vjedhjes ?sht? ndihmuar nga e pandehura Mimoza Bruzia dhe m? pas  nga i pandehuri Klevis Bejta, i cili transportonte parat? e vjedhura.

E pandehura Mimoza Bruzia me veprime konkludente ka lejuar qe i pandehuri te vazhdoje i sigurte per vite me radhe aktivitetin kriminal te vjedhjes se parave te Bankes se Shqiperise, nderkohe kur detyra e saj ishte ruajtja dhe administrimi i ketyre vlerave monetare. Nga  provat e admnistruara n? fashikullin e gjykimit rezultuon  e provuar se te dy te pandehurit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia,  kane arritur marreveshjen e tyre per vjedhjen e parave ne Banken e Shqiperise me veprime konkludente. Këto veprime e mosveprime  të te pandehures Mimoza Bruzia kanë vazhduar për të gjithë periudhën 2010-2014.

E pandehura Mimoza Bruzia i ka krijuar kushte dhe akses te pandehurit Ardian Bitraj per te vazhduar veprimtarinë e tij kriminale. Pra me veprime aktive, të kryera me dashje, e pandehura Mimoza Bruzia  ka  ndihmuar t? pandehurin Ardian Bitraj n? realizmin  e q?llimit t? tij kriminal. E pandehura Mimoza Bruzia n? kushtet kur kishte dijeni p?r veprimtarin? kriminale  t? t? pandehurit Ardian Bitraj e ka lejuar k?t? t? fundit t? futet n? ambjentet e ark?s p?r veprim, i vet?m( n? kund?rshtim me rregulloren e Bank?s), madje e ka lejuar t? futet n? k?t? ark? dhe pasi ai ishte larguar nga kjo detyr?( pra edhe n? koh?n kur i pandehuri Ardian Bitraj nuk kishte t? drejt? te futesh n? ambjentet e k?saj arke).

Për këto arsye duke konsideruar shqyrtimin gjyqësor të përfunduar dhe akuzën në ngarkim të të pandehurit  të provuar, meqë nuk kemi pretendime të tjera, në mbështetje të neneve 34 të Kodit Penal, 378/1, dhe 485 të K. Pr. Penale,

KËRKOJMË

Deklarimin fajtor t? t? pandehurit Ardian Bitraj  p?r vepr?n penale t?  „“Vjedhja e Bankave dhe Arkave te Kursimit” , t?  parashikuar nga neni 136/2  i   Kodit Penal   dhe dënimin e tij me  20 vjet burgim;
P?r t? pandehurin t?  aplikohet neni 406 t? Kodit t? Proçedur?s penale;
Deklarimin fajtor t? t? pandehur?s Mimoza Bruzia  p?r vepr?n penale t?  „“Vjedhja e Bankave dhe Arkave te Kursimit” , t?  parashikuar nga neni 136/2  i   Kodit Penal   dhe dënimin e tij me  15 vjet burgim;
P?r t? pandehur?n t?  aplikohet neni 406 t? Kodit t? Proçedur?s penale;
Shpenzimet proçeduriale t? hetimit në ngarkim të t? pandehurve solidarisht m? t? pandehurit e tjer?.   Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =