Prishen të tjera objekte në Unazën e Re - Arbëria News

Prishen të tjera objekte në Unazën e Re

 Përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit janë prishur të tjera objekte që ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin duke zaptuar hapësirat. Gjithashtu, mjetet IMT-së kanë vijuar edhe me evadimin e mbetjeve inerte duke pastruar menjëherë hapësirat.

Për të gjithë ata që kanë ndërtuara pa leje aty ku do të kalojë gjurma e Unazës së Madhe, Bashkia ka ofruar banesa sociale komode, të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake pa afat.

Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite. Banorët mund të zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qiraja u paguhet nga bashkia.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =