Profetja e Ballkanit ka parashikuar ditë të zeza për SHBA dhe Europën - Arbëria News

Profetja e Ballkanit ka parashikuar ditë të zeza për SHBA dhe Europën

Baba Vanga, order e njohur ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, sick ka parashikuar një sërë eventesh historike, të cilat kanë dalë të vërteta. Para se të vdiste, ajo ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA, lindjen e Shtetit Islamik dhe zgjedhjen e një kandidati me ngjyrë si president i 44 i SHBA-ve. Profetja bullgare, e cila ka vdekur në vitin 1986 në moshën 85-vjeçare, ka thënë që Obama do të jetë presidenti i fundit. Teknikisht Obama do të jetë president deri më 20 janar 2017, pavarësisht se presidenti i zgjedhur është Donald Tramp. Baba Vagna ka parashikuar që presidenti i 44-t do të jetë me ngjyrë

dhe do ta marrë detyrën në kulmin e një krize ekonomike. “Të gjithë do t’i varin shpresat te ai, por do të ndodhë e kundërta. Kon?iktet mes veriut dhe jugut do të përshkallëzohen”, ka parashikuar ajo. Parashikuesja ka folur për njëfarë “Mesie”, por pa dhënë indicie të sakta se kush mund të jetë njeriu që do të sjellë paqen. Ky parashikim publikohet pas nisjes së protestave të shumta në SHBA, disa prej të cilave të dhunshme, për shkak të zgjedhjes si president, i Donald Trump. Analistët, mediat dhe liderat botërorë, thonë se zgjedhja e Trump president, do të ndryshojë botën. Baba Vagna ka bërë qindra parashikime gjatë jetës së saj, 85 % e të cilave kanë dalë të vërteta. Ajo ka parashikuar pranverën arabe në 2010-n dhe nisjen e një lufte të madhe myslimane.

Sipas saj, kjo luftë do të niste në Siri dhe do të përfundojë në vitin 2043 me vendosjen e një kalifati me qendër në Romë. Europa do të pushojë së ekzistuari një vit më vonë dhe do të jetë veçse një tokë e shkretë pa asnjë formë jete. Ajo ka parashikuar cunamin e 2004-s si një “valë të madhe që do të mbulojë me ujë njerëz e qytete”. Ndërsa parashikimi I 11 shtatorit ?et për “dy zogj prej hekuri që do të sulmojnë Amerikën”. Vanga ka lindur në fshatin Strumica, një zonë rrëzë një mali në atë që dikur ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ajo ishte e verbër por pretendonte se kishte aftësinë për të parë të ardhmen. Parashikimet e saj i dhanë famë në mbarë botën dhe e bënë shumë shpejt një prej njerëzve që të pasurit dhe krerët e shteteve ia merrnin gjithmonë mendimin. /tema/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 4 =