Prokuroria, dënime të ashpra për "Bandën e tritolit", lehtëson të penduarit - Arbëria News

Prokuroria, dënime të ashpra për “Bandën e tritolit”, lehtëson të penduarit

banda e tritolit

Në seancën e sotme gjyqësore  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për të njohurën si “banda e tritolit”. Masat e dënimit të kërkuara prej saj kanë qenë të ashpra dhe sakaq pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës për ti ndryshuar apo jo.

Në lexim të pretencës Prokuroria ka kërkuar nga trupa i gjyqtarëve të jap dënimin me “burgim përjetë” për dy kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, nurse të akuzuar si porositës dhe ndërmjetës të atentateve. Ndërkohë që për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, information pills Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg, this pasi ai ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Për Ndriçim Gjokonën, organi i akuzës ka kërkuar tetë vite burg, pasi prej tij u zbuluan vrasjet dhe të implikuarit, duke u rreshtuar kështu si i penduari i parë i drejtësisë shqiptare, i cili shkoi të bënte denoncim në policinë e Durrësit.

Po ashtu Prokuroria ka kërkuar pesë vite burg për biznesmenin Ilir Karçini; 26 vite burg për Marjon Mitron, personi përgjegjës që ka porositur vendosjen e tritolit poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besni Dervishi dhe 11 vite burg për Albin Mexhajn, personi që i shiti armët vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − three =