Prokuroria e Përgjithshme në provim kombëtar - Arbëria News

Prokuroria e Përgjithshme në provim kombëtar

Nga Artur Zheji

Situata e këtyre orëve të fundit i ka dhënë Prokurorisë së Përgjithshme një rol të dorës së parë, approved për zgjidhjen e njërit prej skenarëve apo farsave më të bujshme të politikës shqiptare.

Mjafton të kujtosh akuzën e deputetit Doshi, buy information pills për “përgjegjësinë kriminale”, troche për përgatitjen e një vrasjeje shtetërore, të ish-Prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, si “bashkë-organizator” i një komploti për likuidim fizik të dy deputetëve dhe pikëpyetjet për të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare shpërthejnë pa kufi. Mjafton të kesh parasysh se në listën e emrave të përfshirë nën akuzën e zotit Doshi, është Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Brendshëm, vetë Prokurori i Përgjithshëm si “dekonspirues deponimesh vip” dhe gremina e vizatuar nga këto dëshmi bëhet marramendëse.

Në të gjithë këtë parashtrim, që ka, për hir të së vërtetës, edhe shumë letërsi policeske brenda, bie në sy një mungesë e madhe logjike. Arsyeja e supozuar e Kryetarit të Kuvendit për të urdhëruar apo “porositur” një “vrasje” të tillë. Varianti i hakmarrjes së verbër, që paraqitet nga “viktima”, duket realisht i sforcuar.

Hakmarrja, si emocion apo si ndjenjë kompensimi lind, në kushtet e mungesës së rrugëdaljes dhe në dëshpërimin e një humbjeje të pakthyeshme, që një individ, kushdo qoftë ai, pëson në jetën apo betejën e tij ekzistenciale, politike apo sociale.

Për paradoks, Ilir Meta, për periudhën kur akuzohet, është në stinën më të mirë politike të të gjitha kohërave. Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 23 qershorit u katërfishua si preferencë elektorale dhe si Parti.

Meta ka sot në Kuvendin e Shqipërisë më shumë deputetë se asnjëherë. Në votimin e tij për Kryetar Kuvendi, ai mori 91 vota nga 83 vota që kishte në dispozicion Shumica e Re, që u prodhua pas 23 qershorit 2013. E pra, plot 8 vota më shumë se Shumica, që do të thotë, plus 8 vota drejtpërdrejt nga vetë Opozita.

Që asokohe shikonin në personin e tij, krejt ndryshe nga sot, garantin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. E pra, me këtë pushtet dhe influencë kaq të madhe dhe madje politikisht trasversale, duket krejt e palogjikshme që të planifikonte akte destabilizuese, që do të ishin sidoqoftë kundër vetë fitoreve të tija politike. Pra si mundet një njeri politik, në fazën më kulmore të suksesit individual, të projektojë një vetëvrasje politike? Logjika nuk e ndjek dot këtë version. Krejt fantazmagorik.

Mbasi bie, logjikshëm dhe me prova në dorë, arsyeja apo arsyet që mund ta shtyjnë një njeri, kushdo qoftë ai, për të ndërmarrë në sy një marrëzi të tillë, me komplote dhe vrasje, flluska duket sikur shfryhet me shpejtësi. Mbetet vetëm mjeshtëria e lavdërueshme artizanale për të strukturuar një tragjikomedi në filmat policeskë, duke shfrytëzuar urinë e pangopur të medias për t’u ushqyer me lajme bombastike, të cilat përveç zhurmës dhe kureshtjes, janë, me sa duket, krejt bosh nga përmbajtja.

Është e habitshme sesi, falë edhe një Opozite, e cila në kuadrin e të drejtës legjitime për një rotacion pushteti sa më të shpejtë, rrëmbimi i kësaj kauze, nga duart e Drejtësisë dhe duke 100-fishuar nënvizimet akuzonjëse, i dha kësaj çështjeje një ngjyrë politike. Ndoshta pikërisht ngjyrën që kurrsesi nuk duhet të kishte. Për vetë interesin politik apo strategjik të Opozitës.

Nuk e di se kush e këshillon lidershipin politik opozitar këto kohë, nëse është emocional përtej cakut apo keqdashës ndaj Opozitës si institucion me vlera kombëtare, porse, pikërisht politizimi do të ishte streha më e gabuar e kësaj ngjarjeje.

Sepse nëse Drejtësia do të provonte vërtetësinë e këtyre akuzave, kapitali politik që do të përfitonte Opozita do të ishte krejt i natyrshëm. Por, nëse do të kemi të bëjmë me “një farsë”, si e mbiquajti Kryeministri Rama dhe që me sa duket, nga deklaratat kontradiktore të “dëshmitarit” Bami, si edhe detaje të tjera që po dalin orë pas ore, po shkohet drejt këtij versioni, Opozita do të varfërohet artificialisht në kapitalin e vet politik. Sepse do të mund të etiketohej, të paktën si jo selektive në “kauzat” që bën befas flamur beteje politike, pa u siguruar më parë për vërtetësinë apo qëndrueshmërinë e tyre.

Si do të interpretohen tash e tutje deklaratat e deputetit Arben Frroku? Ai që simbas versionit të deputetit Doshi, e kish njoftuar kolegun e tij për rrezikun që i “kanosej”? Sepse Frroku tani mohon krejt implikimin e tij, duke rrëzuar kolonën kryesore ku mbështetet teoria e sipërpërmendur konspirative.

Kjo rrethanë e vendos Prokurorinë e Përgjithshme në një provim kombëtar. Pasiqë duhet ose të vërtetojë, ose të çmontojë përfundimisht çdo hije të këtyre supozimeve. Të cilat, si edhe e thashë, përveç artizanatit mjeshtëror në thurje dhe në paraqitje, të denja për fabulën e një libri, vuajnë krizën e besueshmërisë logjike të Motivit apo “Përse-së”.

Mirëpo, nuk jemi aspak në fushën e artit dhe krijimtarisë imagjinare, ndonëse me sa duket, ka plot tipare të tilla. Shteti është vënë jo pak, por seriozisht në një sprovë të vështirë dhe luhatet këto ditë ndërmjet qesharakes dhe tragjikes, në një kalamendje të palejueshme.

Duhet pra, në rrugë ligjore, të ndahen dhe të sanksionohen përgjegjësitë, të akuzës apo shpifjes. Shteti duhet të përgjigjet me Fajtorë dhe të Pafajshëm. Me prova dhe me fakte.

Dhe sa më shpejt!
“mapo”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + eight =