Prokuroria:Tritolin në farmacin e Tahirit e vuri i arrestuari Lumian Matmuja - Arbëria News

Prokuroria:Tritolin në farmacin e Tahirit e vuri i arrestuari Lumian Matmuja

Lumian Matmuja, treat konsiderohet nga prokuroria si personi që ka vendosur lëndën eksplozive mbi kondicionerin që ndodhej në farmacinë e Bashkim Tahirit. Sipas akuzës ai është paguar nga grupi kriminal i drejtuar nga Vladimir Gjura dhe nipi i tij Baftjar Bruka, shop dhe se ka qënë njeriu kryesor që ka montuar dhe më pas vendosur i vetëm tritolin tek farmacia dhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shumë pranë shtëpisë së prindërve të ministrit Tahiri.

Matmuja, mesnatën e 10 shkurtit 2015 ka lëvizur i vetëm me biçikletë në rrugët e Tiranës, ndërkohë që nga analiza e provave të akuzës, rezulton se ai është shoqëruar nga larg nga shtetasit Kamber Bruka dhe Erjon Dule. Këto fakte janë zbuluar nga një analizë e saktë që i është bërë qelizave telefonike, të cilat kanë treguar se të tre këta persona kanë qenë në mesnatë, pikërisht në vendet ku dhe kanë ndodhur dy krimet e rënda kundër familjes së ministrit të Brenshëm Saimir Tahiri.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 4 =