PROMOVIM LIBRI NE BREGUN E JONIT - Arbëria News

PROMOVIM LIBRI NE BREGUN E JONIT

Në një nga këto mbrëmje të nxehta gushti, kur duhej pritur perëndimi i diellit, shuarja e dallgëve e ndezja e kandilave nëpër tryezat e lokaleve të buzëdetit në Sarandë, pata kenaqësine e dytë (pas atij të Athinës) të promovimit rishtazi të librit tim më të ri: “55 VJET PUBLICISTIKË” (një Antologji gazetarie në shtypin e shkruar).

E organizoi Klubi “Jonian” i Shkrimtarëve të Sarandës, ku edhe jam antarësuar vitet e fundit, si krijues i kësaj treve, nën kujdesin e shkrimtarit Pajtim Çaushi, si edhe të fisnikerisë së rrëfyer prej zonjës Silvana e zotit Margarit Çakalli, që ofruan mjediset e Hotel-Restaurantit të tyre në rrugën “Onhezmi”, mbi Plazhin e Ri të qytetit turistik.
Edhe pse tashmë libri është disi jashtë vëmendjes së pushuesve, aty u mblodhën të dashuruarit e fundit të librave, shhkrimtarë, poetë, intelektualë të shquar dhe miq të hershëm e të rinj të autorit bregdetas.

Shkrimtari i disa romaneve, Pajtim Çaushi, njëherësh edhe kryetar i këtij klubi krijuesish të letërsisë, pasi foli për vlerat e librit me karakter antologjik në gjininë e publicistikës , ia dha fjalën Pof.Dr Josif Papagjonit, studjues e autor enciklopedik në literaturën e arteve, njëherësh edhe mik i hershëm i autorit.

Si një nga shoqëruesit e këtij botimi, së toku edhe me Aleksandër Çipën, Kryetarin e Unionit të gazetarëve të Shqiperisë, ai vuri në dukje se këto shkrime publicistike, percjellin të dy sistemet shoqerore, si edhe mendjen e autorit që bashkëjetoi me rrethanat, me njerëzit, duke qenë vazhdimisht i palodhur, në lëvizje të përhershme, si një personazh në epiqendër të mendimit kritik letraro-artistik e publicistik, duke paraqitur kështu një shumësi gjërash, faktesh, ngjarjesh e fenomenesh, si të ishte një enciklopedi e gjallë.

Shkrimtari Agim Nelaj që pasoi fjalën, vuri në dukje se” analizat e tij kanë veti befasuese dhe lumturuese, të zbulimeve të menjëhershme. Ato kanë freskinë dhe gëzimin e takimeve të rastit…”. “ Kemi përpara, nënvizoi fabulisti Vasil Gjivogli,-një libër me qindra personazhe brenda, ku autori nuk e përsërit asnjëherë veten….”. Ish nxënësi im, aktori Anastas Nika kujtoi të shkuarën dhe rrëfeu krenarinë e tij, duke u lexuar te pranishmëve vlerësimet e bëra për librin në fjalë nga personalitete te letërsisë, kulturës e të publicistikës.

Mjeshtri i Madh, poeti Agim Mato u shpreh në vijim se “ ky libër ka jo vetëm një publicistikë të zgjedhur , po edhe letërsi të mirëfilltë dhe se brenda tij levizin personazhet realë…”. Gazetari Agron Mema konkludoi se libri “55 vjet publicistikë”është një kontribut në literaturën e gazetarisë dhe të letërsisë memorialistike..,autori nuk i shmanget trajtimit të ngjarjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen….Ato janë bazuar në burime të shumta dhe hedhin dritë për probleme me karakter universal, kombëtar e lokal..”. Poeti Stefan Martiko tha se kolegu i tij është në këtë libër në të gjitha gjinitë e publicistikës, duke e plotësuar veten më së miri..; ndërsa poeti Zaho Vasili shpalosi kujtimet e tij nga jeta studentore, si edhe përfitimet vetjake nga jeta, krijimtaria e personaliteti i profesorit te tij…..
Me tej, kur mbremja u bë më e thellë e atmosfera më intime, pranë tryezave me pak verë e raki, biseda vazhdoi e lirë dhe më duhej ti falenderoja me gjithë shpirt këta njerëz të mirë që u shprehën me ndershmeri e kompetence për librin tim më të ri…Po tashmë të pranishmët do të shtoheshin edhe me intelektualë e miq të çmuar, sikundër ishte kirurgu Miço Xhaferi,i sapo kthyer nga dy operime të rëndësishme, (ndërkohë që kolegu i tij , mjeku Aristidh Ali, u thirë me urgjencë ne pavionin e tij të pediatrisë!), po edhe shkrimtari shqiptaro-amerikan Petraq Pali, si edhe miqtë e mi të afërt, Inginier Durim Bajo, Vasil Gjikdhima, Vangjel Xhani qe i kanë në bibliotekën e tyre librat e mi,,,Dhe njeriu e ndjen veten si në studion e tij të krijimit!

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”5″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =