Protesta e opozitës, Gjykata lirohen 5 protestuesit e arrestuar - Arbëria News

Protesta e opozitës, Gjykata lirohen 5 protestuesit e arrestuar

largea_d835bc6e258840ec92d33cbc897012be_181449762401

Gjykata e Tiranës shpalli masën “detyrim paraqitjeje” për pesë protestuesit e arrestuar për protestën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Gjyqtarja Antonela Prendi pranoi kërkesën e prokurorisë, view që kërkoi gjithashtu masën “detyrim paraqitjeje”. Protestuesit e arrestuar që u lanë të lirë janë shtetasit Arben Hajdari, Suzana Demushi, Xhuljano Çala, Aurel Filaj dhe Andi Kuka.

Ata u arrestuan nga policia për veprimet e tyre të dhunshme gjatë protestës për veprat shkatërrim të pronës shtetërore, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ndërkohë, policia ka kërkuar nga mediat sekuestrimin e pamjeve filmike për të identifikuar të gjithë qytetarët të cilët gjatë protestës kryen veprime të kundraligjshme duke dëmtuar fasadën dhe dritaret e Ministrisë së Transporteve./TCH

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =