Protesta e PD/ “Blindohet” Tirana, ja rrugët që bllokohen

Pas replikave në distancë lidhur me protestën e nesërme të opozitës, kohëzgjatjes së saj dhe frikës për provokime, Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme.

harta

Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka publikuar masat që ka marrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste, që do të nise nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”- njofton policia.

RRUGET QE BLLOKOHEN

Sipas policisë, qytetarët duhet të jenë të vëmendhsëm lidhur me funksionimin e akseve rrugore, pasi disa prej tyre do të jenë të bllokuara gjatë protestës.

Policia njofton se:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

NDALOHET PARKIMI 

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − thirteen =