Protestë e bashkuar,palët dalin bashkë. - Arbëria News

Protestë e bashkuar,palët dalin bashkë.

Menjëherë pas himnit kombëtar nisën dhe fjalimet sipas programit të parashikuar. Pritet që dy liderët të flasin ne fund.

Duka: Të luftojmë për politikë të vlerave
Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se detyra jonë tashmë është të luftojmë për politikë të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimin e mbajtur.

“Zëri ynë do jetë në mbështetjen tuaj dhe kauzës tuaj të madhe. Ne ngulim këmbë se nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë pa subvencione direkte. Duhet të kthejmë Shqipërinë në një vend ku fëmijët tanë nuk kanë dëshirë të ikin, por të qëndrojnë. Na takon ne që jemi këtu, t’i përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, të luftojmë për politike të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimet e mbajtura dhe jo të mashtrimit, vulgaritetit dhe denigrimit të kundërshtarit politik.

 

Spaho: Protestojmë për ekonominë që po varfërohet

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka çelu fjalimet e protesës, ku tha se protestohet për ekonominë që po varfërohet.
“Prania juaj e jashtëzakonshme në shesh tregon se ju ka sosur durimi me qeverinë e Edi Ramës dhe kërkoni ndryshim. Ne protestojmë sepse ekonomia po varfërohet, ndërsa Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Vilma Nushi po pasurohen. Ne jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla, sepse Edi Rama kërkon të pasurojë kompaninë e vëllait të tij me futjen e bizneseve në skemën e TVSH”, tha Spaho.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =