Protestë masive kundër qeverisë në Bukuresht (Video) - Arbëria News

Protestë masive kundër qeverisë në Bukuresht (Video)

 

Kryeqyteti rumun ështe përfshirë nga një protestë masive me mbi 10 mijë persona, të cilët kanë kundër një ligji që sipas kritikëve do të bënte më të vështirë ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.

Me thirrjen “Drejtësi, jo korrupsion”, manifestuesit janë mbledhur përpara zyrave të qeverisë në kryeqytetin rumun, por edhe në qytete të tjera si Cluj dhe Isai.

Parlamenti i Rumanisë ka në plan të aprovojë një sërë ligjesh që sipas manifestuesve do ta vënë sistemin e drejtësisë nën një ndikim më të madh politik. Mijëra prokurorë rumunë, por edhe Komisioni Europian dhe presidenti Klaus i kanë kritikuar propozimet e reja.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − twelve =