Protestë para ambasadës greke, Idrizi: Mos fshihni emrin “Çamëri”, deti e toka nuk negociohen - Arbëria News

Protestë para ambasadës greke, Idrizi: Mos fshihni emrin “Çamëri”, deti e toka nuk negociohen

Me pankarta në duar ku shkruhej në anglisht “Ajo që kërkojmë është drejtësi”, “Nuk do të harrojmë genocidin çam” shoqata ‘Çamëria’ zhvillon sot një protestë para Ambasadës Greke.

Ata kërkojnë transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush të mos fshijë emrin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore.

I pranishëm në protestë është dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili në fjalën e tij u shpreh se deti, toka, varrezat e Çamëria nuk negociohen por zgjidhen me integritet.

“Deti toka, varrezat nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti. Deti toka, varrezat e Çamëria nuk negociohen por zgjidhen me integritet. Haram u qoftë shqiptarëve nëse e shohin Europën e Perëndimin nga Athina!

I bëj thirrje Edi Ramës, Ditmir Bushatit, Ilir Metës, zotit Basha. Unë e di që nuk i keni dhënë dot prosperitet e zhvillim ekonomik por të paktën e keni për detyrë ti jepni dinjitet. Sa i takon axhendës shqiptare jemi të interesuar për marrëveshjen tokësore”, u shpreh Idrizi.

Më tek kreu i PDIU-së deklaroi se s’ka lindur sot burrë e grua që ta heqë apo ti shkojë në mendje të heqë emrin e Çamërisë.

“Me duhet të garantoj trupin diplomatik, ambasadën greke e pushtetarët tanë që s’ka forcë në botë që mund të ndalojë të drejtat dhe amanetin e shqiptarëve të Çamërisë, se Shqipëria nuk bën dot pa dy krahët e saj, pa Kosovën dhe Çamërinë se Çamëria e Kosova u sakrifikuan që të kemi këtë Shqipëri sot”, tha Idrizi. /noa.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =