Protestë para Kuvendit të Maqedonisë, digjet flamuri i NATO-s - Arbëria News

Protestë para Kuvendit të Maqedonisë, digjet flamuri i NATO-s

Një grup i shoqatave civile kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për shkak vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Derisa zgjati fjalimi i Stoltenbergut në foltoren e Kuvendit, para objektit të kësaj të fundit është djegur flamuri i NATO-s, njofton Portalb.mk.
Siç deklaruan disa qytetarë që u mblodhën në protestë, qëllimi i kësaj proteste ishte që të shprehet revoltë për politikën antimaqedonase të qeverisë së re, miratimit të ligjit të gjuhëve dhe kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Në protestë ishte e pranishme edhe ish-deputetja, Sollza Gërçeva e cila tha se është aty sepse është kundër ndryshimit të emrit të shtetit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =