Protestë para parlamentit, shoqëria civile ngre zërin kundër importit të plehrave - Arbëria News

Protestë para parlamentit, shoqëria civile ngre zërin kundër importit të plehrave

plehrat

Para se të nis seanca parlamentare ku sot pritet të miratohet ligji i importit të plehrave, sildenafil shoqëria civile po zhvillon një protestë.

Qytetarë, ambjentalistët dhe aleanca kundër importit të plehrave janë mbledhur bashkë me pankarta në duar që shkruajnë “boll plehrave në Shqipëri”, me megafon duke ngritur zërin, ata kërkojnë të mos importohen mbetjet.
“Ku e cojnë rininë për të punuar në plehra? Turp”, tha njëra prej protestuesve. Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” janë në rendin e ditës së seancës se sotme të Kuvendit. Sipas qeverisë, pr/ligji synon rilejimin e importit për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit. Ambientalisti Lavdosh Ferruni paralajmëroi deputetët se nëse nuk reflektojnë për anulimin e pr/ligjit do të përballen me uraganin qytetar. Ferruni theksoi se asnjë qytetar shqiptar nuk i do plehrat.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + seventeen =