Pse “Berishët“ po sulmojnë Bojaxhiun? - Arbëria News

Pse “Berishët“ po sulmojnë Bojaxhiun?

Nga: Mero BAZE

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, what is ed Gjergj Bojaxhi, pills po përballet prej dy ditësh me sulme personale që vijnë nga Familja Berisha, physician në krye të të cilave qëndron djali i Sali Berishës. Beteja e tij me Bojaxhiun ka shkuar deri në ekstrem, në formën e një sulmi kamikaz, duke pranuar dhe vetë faktin që zyra e tij ka qenë dy vjet më parë qendër e gjithë hajnave, vrasësve, banditëve dhe njerëzve të korruptuar, siç e pranoi për hir të kësaj beteje. Ndërsa replikoi në distancë me Bojaxhiun, Shkëlzen Berisha pranoi akuzën që i bëri Bojaxhiu, se dy vite më parë kjo kategori batakçinjsh dhe kriminelësh mblidheshin në zyrën e Shkëlzenit. Shkëlzeni e pranoi, duke shtuar se në atë zyrë “vije dhe ti”.

Pra, i biri i Sali Berishës ka shkuar aq larg në angazhimin kundër Bojaxhiut, sa është gati të bëhet kamikaz e të pranojë se ka qenë kupola e krimit të pushtetit të Berishës, me kusht që ta përfshijë brenda saj dhe Bojaxhiun.

Sulmi ngjan i pazakontë dhe i panevojshëm nga një njeri aq antipatik për opinionin publik. Nëse do të bëhet sot një sondazh kombëtar për popullaritetin e Shkëlzenit, të gjitha palët, madje dhe demokratët më të flaktë dhe idhtarë të Berishës, e kualifikojnë atë si fatkeqësi të Berishës, dhe jo më të PD-së dhe pushtetit të saj. Madje, nëse ka një alibi për demokratët përse e humbën pushtetin, ai nuk është Berisha, por Shkëlzeni dhe Argita. Ata që duan ta justifikojnë “babain“ e tyre, thonë se ai nuk dinte gjë çfarë bënin fëmijët e tij dhe ata e morën më qafë. Mes të dyve, Shkëlzeni është padyshim më i anatemuari, jo vetëm se ka hapur 26 varre për një biznes në Gërdec, por se u bë legjenda e përdorimit të pushtetit të babait duke shëtitur zyrë me zyrë me çantën e tij të zezë, që konvertonte pushtetin politik në pushtet finaciar.

Pra, të përdorësh sot këtë figurinë si kal beteje ndaj një të pavaruri të zhgënjyer nga pushteti i Berishës, është sikur të bësh vetëvrasje, pasi çdo demokrat mes atij që e quan arsye pse ka rënë nga pushteti dhe atij që e quan të zhgënjyer nga pushteti, mund të zgjedhë këtë të dytin.

Por, që Partia Demokratike duhet ta sulmojë Bojaxhiun, është normale. Sondazhet provojnë se ai ka po aq, madje here-herë më shumë vota se vetë PD-ja në kryeqytet dhe është katalizatori real i ndarjes mes atyre që kanë dashur PD-në dhe atyre që kanë dashur vetëm Berishën. Për t’i hequr pikë Bojaxhiut duhen përzgjedhur aktorë që nuk i japin të drejtë disidencës së Bojaxhiut dhe jo figurina që justifikojnë çdo veprim të tij. Të kesh armik Shkëlzen Berishën, është një arsye e fortë për të të dashur më shumë se shumica e shqiptarëve dhe qoftë për këtë arsye, Berisha duhet ta mbyllë atë brenda; siç e ka mbyllur disa herë kur ia nxirrnin në pritë trafikantët për ta rregjistruar apo për t’i bërë shantazh gjatë kohës që ishte në pushtet.

Mes tyre nuk ka asgjë personale, përveç një detaji kuptimplotë, që vazhdon më kujtohet vazhdimisht dhe më bën për të qeshur me naivitetin e Bojaxhiut si zyrtar i shtetit të Berishës. Kur ai drejtonte Inspektoriatin e Ndërtimit, doli disa herë në konferencë shtypi tek Liqeni Artificial dhe protestonte për vazhdimin e një pallati në krah të Gardës, nga ana e liqenit. Bojaxhiu protestonte pse vazhdonte ndërtimi i pallatit që kishte ndaluar Berisha me VKM në vitin 2005 sapo erdhi në pushtet dhe nuk e dinte se i zoti i pallatit ishte detyruar t’i paguante haraçin të birit të Berishës (që tani ka aty apartamentin e tij) për të vazhduar ndërtimin që ia ndërpreu babai me VKM dhe ia lejoi pa bërë zë.

Sot nga ai pallat del shpesh Shkëlzeni dhe Armina, ndërsa Bojaxhiu ka dalë në shesh për të kërkuar një mbështetje të re për periudhën e tij naive në administratën e Berishës.

Ndaj dhe Berishët janë egërsuar ndaj tij. Ata janë hedhur në sulm, për t’u treguar militantëve të PD-së se ky është një sherr mes Shkëlzenit dhe Bojaxhiut, që s’ka të bëjë me PD-në. Madje, për ta bërë pis Bojaxhiun, janë gati të thonë se Shkëlzeni ishte koka e mafias, por puna është se dhe Bojaxhiu shkonte tek zyra e tij. Është kaq e domosdoshme të prodhohet një kamikaz nga Familja Berisha kundër Bojaxhiut, sa janë gati t’i japin dhe fakte publike Prokurorisë të hetojë pasuritë e Familjes, vetëm e vetëm që ta njollosin Gjergjin.

Në fakt kjo është dhe fitorja e parë, e qartë e Gjergjit në fushatën e tij 24 orëshe. Ai ka prekur në pjesën më të sëmurë të opozitës dhe ka xhindosur kupolën reale të krimit tek ajo. Nëse deri më tani ai shpresonte të merrte votat e zhgënjyera nga 23 Qershori në favor të së majtës, tani me këtë betejë ka për të marrë të gjithë ata që mendojnë se ikën nga pushteti më 23 Qershor prej Shkëlzenit. Këtë po e mundësojnë vetë Berishët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =