Pse Edi Rama nuk dëshiron të nderojë emblemën e shqiptarëve, Ibrahim Rugova? - Arbëria News

Pse Edi Rama nuk dëshiron të nderojë emblemën e shqiptarëve, Ibrahim Rugova?

Nga: Enver BYTYÇi

Bllokimi i vendosjes se shtatores se Ibrahim Rugoves ne Tirane nga ana e se majtes shumice ne keshillin bashkiak te saj eshte nje precedent i rrezikshem per unitetin kombetar. E majta e ka perdor historikisht madje me inflacion fjalesh pa fund unitetin kombetar si diskursin e saj politik te perhershem.

Por kjo ka ndodhur sa here eshte gjendur ne shenjester te kritikave per veprimtarine e saj antikombetare e antisociale. Nderkohe, visit web ne te kundert, nurse praktika dhe qendrimet e saj politike shkojne gjithnje ose ne te shumten e rasteve ndesh me unitetin kombetar.

Per hir te ketij uniteti e majta nuk eshte terhequr asnjehere nga veprimet revolucionare per marrjen ose mbajtjen me dhune te pushtetit. Per hir te ketij uniteti e majta asnjehere nuk i ka dhene ndonje vend nderi e te merituar atyre personaliteteve kombetare, te cilet i ka konsideruar kundershtare te saj. Keshtu po ndodh edhe ne rastin konkret me Ibrahim Rugoven.

Pasi mbajti fjalimin inagurues ne parlamentin e Kosoves, Edi Rama nuk u ndje keq pse ne ate fjalim nuk e permendi asnjehere Ibrahim Rugoven, personalitetin me te shquar te shqiptareve te kohes moderne. Dhe nga te gjithe te majtet, Edi Rama na shfaqet si me i guximshmi dhe me radikali ne qendrimet e tij antikombetare. Ai, duke iu kundervene nderimit per Rugoven beson se largon nga vetja hijen e tij.

Zoti Rama ka frike se hija e Rugoves eklipson “lavdine” e pamerituar te kryeministrit ne delir dhe aleateve te tij ne Shqiperi e ne Kosove. Refuzimi i perkujtimit te Ibrahim Rugoves eshte frika e socialisteve ndaj vlerave qe e djathta dhe Ibrahim Rugova mbartin ne Shqiperi, Kosove e ne te gjitha trojet shqiptare. Me kete akt Edi Rama ka shkuar me tej se Ramiz Alia, ka kapercyer mijera kilometra paraardhesin e tij, Fatos Nano dhe nuk e di si mund te bashkejetoje me Pandeli Majkon. Vendimi i Edi Rames per bllokimin e vendimit te keshillit bashkiak te Tiranes per ngritjen e shtatores se Dr Rugoves ne kryeqytetin e shqiptareve, gati shkon ne nje linje me vendimet staliniste te diktatorit Hoxha. Sigurisht, kushtet e rrethanat nuk jane te kohes se diktatures.

Por praktikat, mentaliteti, doktrina dhe veprimtaria e tij frymezohet nga nje amalgame teorish, konceptesh, filozofish qe shkojne nga Lenini e Stalini deri te Mao Ce Duni e Fidel Kastro. Kushdo qe ngre doren kunder Ibrahim Rugoves, dhe kete e kane bere keshilltaret e majte te Tiranes me urdher te dyshes Rama-Meta, ne fakt i ben nje sherbim te caktuar qarqeve antishqiptare ne Beograd, te cilat mallkojne veten pse ata nuk kane mundur te promovojne ne boten perendimore nje Ibrahim Rugove e nje Nene Tereze

. Edi Rama mund ta bllokoje vendosjen e nje shtatoreje te themeluesit te Kosoves se re, te promovuesit te nje ere te re ne zhvillimin e kombit shqiptar ne teresi e te Kosoves ne veçanti, por nuk do te munde te ndale mendjet dhe doren e qindra eksperteve ne bote, shqiptare e te huaj, te cilet me perkushtim dhe ndjenja te larta atdhedashurie e humanizmi e trajtojne dhe do ta trajtojne figuren e Ibrahim Rugoves si nje figure emblematike ne historine 500 vjeçare te shqiptareve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nineteen =