Gratë kanë përparësi ndaj burrave kur bëhet fjalë për fuqinë e trurit.

Truri i tyre duket pothuajse katër vjet më i ri se mesataret e meshkujve, sugjeron një studim.

Dihet tashmë që truri i meshkujve tkurret më shpejt me moshën sesa i grave, por rezultatet e reja sugjerojnë se metabolizmi i tyre i trurit është shumë i ndryshëm.

Kjo mund të shpjegojë pse burrat e moshuar shënojnë rënie më të madhe në kujtesë dhe aftësitë e tyre gjuhësore sesa gratë, truri i të cilave mbetet më i ri dhe mund t’i mbrojë ato nga harresa më e gjatë.