Pse Rama tha 100 fshatra dhe jo 99 Apo 101?! - Arbëria News

Pse Rama tha 100 fshatra dhe jo 99 Apo 101?!

Nga Sherefedin Shehu

Sepse ai numër nuk ka dalë nga ndonjë studim dhe analizë për nevojat, prioritetet dhe mundësitë e mbështetjes.

Kaq e vendosi “I Madhi”. Dhe ai nuk ja fut kot, sepse numrat goditës pas asnjë studim gjithmonë i kanë dhënë rezultat.

Kujtoni numrat 300 mijë për vendet e punës, 1 miliardë për PPP-të, 100 mijë për pemët e Tiranës ku të 100 mijtën e bekoi vetë myftiu i Tiranës, etj. Por, numrat e Ramës po na fundosin.

Fshati nuk zhvillohet me numra dhe parulla por me shtet të vërtetete dhe jo si ky i Ramës, të cilin e bën ditën me fjalë dhe e prish natën me vepra.

Biznesmenët dhe fermerët nuk kanë nevojë t’ju tregojë Rama se çfarë duhet të bëjnë. Por kanë nevojë që ky shteti i Ramës të ndërtojë rrugët dhe kanalizimet, të mbledhë dhe përpunojë plehrat dhe ujrat e zeza, të garantojë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, dhe të luftojë korrupsionin.

Fshati nuk zhvillohet me panaire dhe fasada por me programe financimi dhe mbeshtetje reale. 95% të tokës e zotërojnë dhe punojnë fermerët e vegjël, por atyre ju është hequr edhe ajo pak mbështetje që merrnin nga buxheti për të punuar tokën dhe blerë fara, fidana, bagëti, bletë, plehra, pesticide dhe materiale të tjera që ju nevojiten për bimët, pemët dhe kafshët.

Mbështetja buxhetore e fermerve të vegjël po shkon për disa biznesmenë të agro-industrisë, të cilët e ndajnë me partinë e Ramës, mbasi biznesi tyre nuk mund të zhvillohet me këto lëmosha por vetëm me linja kredish të buta dhe pa interes që sot mungojnë. Kështu, projekti i 100 fshatrave është luga bosh e radhës për fshatin.

Buxhetin e tij do ta hanë biznesmenët dhe fondacionet e qyteteve në tavolina me Ramën dhe shokët e tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 4 =