Publikohet studimi i frikshëm, këto janë 12 ushqimet me më shumë pesticide gjatë 2017-ës - Arbëria News

Publikohet studimi i frikshëm, këto janë 12 ushqimet me më shumë pesticide gjatë 2017-ës

Çdo vit, Environmental Working Group nxjerr një listë të quajtur “Dirty Dozen”, ku pasqyrohen 12 frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë pesticide. Këtë vit, raporti tregoi se gati 70% e frutave dhe perimeve jo-organike të testuara dolën pozitive me të paktën një lloj pesticide. Nëse ndiheni të rrezikuar dhe të pasigurtë rreth asaj që konsumoni, lista “Dirty Dozen” mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilat ushqime duhet të blini, në mënyrë që të jeni të sigurtë se nuk po konsumoni pesticide të rrezikshme. Avokadot dhe misri i ëmbël dolën ushqimet më të pastra. Vetëm 1% e mostrave tregoi ndonjë pesticid në përmbajtje. Më shumë se 80% e ananasit, papajave, shpargujve, qepëve dhe lakrave nuk kishin mbetje pesticidesh!
Lista me 12 fruta dhe perime që kanë më shumë pesticide:

Luleshtrydhe, spinaqi, nektarina, mollët, pjeshka, dardha, qershitë, rrushi, selino, domatet, specat e verdhë dhe patatet. /vizionplus.tv/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =