Punëtorët e ARMO -s në protestë, 3 muaj pa paga

Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë tre muaj pa marrë pagat bashkë me sigurimet shoqërore nga kompania ARMO.

Punonjësit thanë për mediat se prisnin që në fund të dhjetorit, shteti të shlyente të gjitha detyrimet ndaj tyre, por asgjë nuk u bë dhe deri tani, ata vetëm kanë grumbulluar fatura të larta uji dhe energjie të pashlyera në shtëpitë e tyre.
“Na kanë gënjyer, shpresonim ti merrnim pagat për Vitin e Ri por nuk morëm asgjë”, janë shprehur ata.

Mësohet se puna është bllokuar prej mëngjesit të sotëm pasi punëtorët kanë ngritur zërin për pagat e tyre të pa paguara nga kompania.
Problemin më të madh ndër këta punonjës e kanë ata që duhet të dalin në pension, por që, sigurimet shoqërore nuk iu janë paguar vitin e fundit, edhe pse iu janë mbajtur paratë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seven =