Zonat problemore për qarkullimin e automjeteve - Arbëria News

Zonat problemore për qarkullimin e automjeteve

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në zona të ndryshme të vendit vijojnë problemet e shkaktuara nga moti i keq, diagnosis me reshje dëbore që kanë vështirësuar dhe qarkullimin rrugor.

Nga informacionet e fundit zyrtare mësohet se reshjet e dëborës vijojnë në Llogara, rruga kalohet me vështirësi dhe policia udhëzon udhëtarët që të përdorin zinxhirët.

Ndërsa në Gramsh, nga rrëshqitja e dherave si pasojë e lagështirës është vështirësuar kalimi në akset që lidhin qytetin me komunat Sulte, Kukur dhe Poroçan.

Reshje bore ka pasur edhe në komunat e thella të Librazhdit, por për fat të mirë nuk ka zona të bllokuara, njoftojnë më tej autoritetet.

Edhe në Qafë Thanë ka dëborë, por jo probleme në qarkullim.[/vc_column_text][vc_single_image image=”11988″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =