Që kur jam diplomuar kam konkuruar vetëm dy herë për ....... - Arbëria News

Që kur jam diplomuar kam konkuruar vetëm dy herë për …….

Nga: Arben SPAHO

Me nxehjen e fushates zgjedhore kane filluar edhe marifetet. Shume fjale jane hapur edhe per mua.Nuk kam deshire te jap “variantin” por, po iu tregoj te verteten,sic dij ta them une ne facebook. Pra,me zemer ne dore.Mbas diplomimit tim ne vitin 2005 kam kerkuar pune ne Zyren Arsimore ne Devoll.Aty prej vitit 1991 ishte me organike pozicioni Jurist-arshivist.Ai vend pune mbahej po nga ai vit i zene nga nje person nga fshati Hocisht,i diplomuar per ekonomi agrare ne Fakultetin Ekonomik.  Zyra Arsimore e Devollit genjente Ministrine duke i thene se “ne Devoll nuk ka te diplomuar ne profilin Jurist”.Keshtu qe Ministria u kishte lene “dore te lire” te caktonin ke te donin ne ate pozicion.
Eshte per te qeshur ngutja ime per te dorezuar dokumentet e diplomimit.Meqe,diplomen si karton e mora me vone,ne 20 shkurt,une shkova ne Tirane dhe mora nje vertetim nga Universiteti,qe isha diplomuar dhe e cova ne Zyren Arsimore.Pas 20 Shkurtit dorezova edhe kartonin.Por,keto nuk pine uje.
Me ardhjen e P.D ne pushtet,ne shtator 2005,ish-ekonomisti u largua nga puna.Devollinjte e rinj,qe erdhen ne krye te Z.A Devoll vendosen te benin te njejtin marifet si ata te vjeterit.Por, u ngeci sharra ne gozhde nga Korcaret.Duke qene se Drejtori i Arsimit ne qark ishte ne Korce atehere ai u tha:
-Mire meqe nuk keni ne Devoll te diplomuar ne profilin Jurist atehere po ua sjellim ,ne, nje nga Korca,meqe ketu kemi aq sa nuk kemi ku ti cojme.
Keshtu qe,fale budallallikut devolli nga viti2005 deri ne vitin 2007 juristi i ZA Devoll na vinte nga Korca!Vinte kur vinte,zakonisht jo para ore 10.kushtet e trasportit) dhe ikte kur ikte(para ores 3,se atehere mbyllet ZA Devoll).
Konkursin e pare e zhvillova ne fillim te vitit 2007.Konkurova per komisioner i Avokatit te Popullit ne zyren e Korces.(Atehere kishte zyre edhe ne Korce).Konkursi u zhvillua ne Tirane.Mirepo krejt papritur,fitues doli nje qe, nuk kishte mare fare pjese ne konkurs.
Konkursi,sic thashe,u zhvillua ne Tirane.Une,sic e kuptoni edhe vete,dola i dyti.Atehere kerkova trasparence.Me ane te telefonit i kerkova organizatores se konkursit ne Tirane, te rishikonte rezultatet dhe pjesmarjen.Ndryshe do ti drejtohesha Prokurorise.
Por,Mafia e kishte bere punen e vet.
Ne dokumentacionin tim personal te derguar ne institucionin e Avokatit te Popullit kisha edhe nje vertetim.Kisha ndihmuar disa here studion avokatore te avokatit korcar dhe kusheriri im Nevzat Tarrelli.Ndaj kisha mare nje vertetim si ndihmes i tij.Ketu u kap mafiozi,ish-avokati i Fatos Nanos,vellai i organizatores se konkurimit ne A.P ,Zj,Merita,mafiozi Perparim Xhixha.Nevzati ishte shok me te.Avokati Tarelli ,me mori ne telefon.Telefonata zgjati rreth 1 ore.(Kushadi sa i ka ardhur fatura e celularit ate muaj).Si pefundim ,me tha se”Perparimin e kishte mik dhe se do mohonte dokumentin e dhene mua, si ndihmes i tij”.Nuk mund te haesha me keta gjarperinj,ndaj e lashe aty.Keputa cdo lidhje edhe me Nevzatin.
Pakaluar as 2 jave degjova se organizihej konkurs per pozicionin e juristit ne Bashkine e Korces.Mezi i sigurova te gjithe dokumentacionin dhe me ne fund u regjistrova.Ishim 9 konkurente si fillim.Por,ne konkurs u paraqiten vetem 5 veta.
Rezultatet me nxoren te 3-tin.Natyrisht kundershtova dhe po pergatitesha te vija ne Prokurori.Atehere me thiri Niko Peleshi ,atehere Kryetar i Bashkise.Hyme ne zyre
Ai me the se “kisha fituar por nuk mund te punesohesha.”Shkaku:
“Ti je nje djale nga fshati Cangonj i Devollit.C’do thone korcaret po te mora ty ne Bashki?Une kam ne plan te rimarr edhe nje mandat tjeter si kryetar.E marr dot po te punesova ty ketu?Cdo thone ortodokset,po korcaret?”
Ne fund te vitit 2006,juristi nga Korca u lodh me punen ne Bilisht dhe iku ne Kanada.Megjithese ne nenin 107 ,pika 3 e Kushtetutes eshte percaktuar “se vendet e lira te punes caktohen me konkurs”administrata P.D nuk hapi ndonjehere procedura konkursi.Shihni edhe dokumentacionin legal per ketene kete Zyre Arsimore.Ata i derguan leter Ministrise se Arsimit se”ne Devoll nuk ka te diplomuar te profilit jurist”dhe caktuan si jurist nje fshatar nga Rakicka e Ritvan Bodes,i diplomuar me korespodence si Ekonomist-agrar,ndonese diploma ime e juristit kishte 2 vjet qe flinte ne arshiven e institucionit.
Rastesisht zbulova se ne Zyren Arsimore Devoll ishte nje vend i lire jurist-arshivist.Ndaj shkova dhe takova Pergjegjesin e saj z.Gjergji Dushku.Ai me nxorri jashte nga zyra.I shkova shume here dhe perseri i njejti avaz.Madje,nje here ma hoqi nga duart shoferi i tij se desh e shemba ne grushta.
Tani,sa per paranteze.Ne Devoll ,numuri i te diplomuarve ne Fakultete ne Universitetin Shteteror ne Tirane eshte thuajse 0.Shumica diplomohen ne Korce ose shkojne dhe “perlajne”ndonje diplome ne universitetet kristalore ne Maqedoni.Universiteti i Tiranes ka qene tempull i dijes.Si ne Diktature edhe ne Demokraci ,tiranasit,shteti apo edhe faktore te tjere kane ruajtur kete godine nga perbaltja.Askush nuk eshte diplomuar pa e merituar ne ate Universitet.Ndaj cdo konkurs dihet qe do ta fitoja une.
Ne kushtet kur drejtuesi i ZA Devoll nuk degjonte ,une iu drejtova Prokurorise.Akuza ishte e qarte.Neni 248 i K.P ka te percaktuar qarte.”Kryerja e veprimeve qe,synojne te pengojne zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me nje funksion shteteror(pra si Pergjegjesi i ZA Devoll ne kete rast),kur nga veprime te tilla u jane shkaktuar pasoja te renda inetresave te shtetasve(une ne kete) ose Shteterore,denohet me gjobe ose me burg gjer ne 7 vjet”
Prokurori plepist e mori padine time por,e pushoi ceshtjen.Ne argumentimin e saj thoshte se:
-Vertet egzistonte nje vend i lire pune por,ishte zene nga nje jo i profilit jurist
-Se dyti theksonte se une nuk i kisha derguar diplomen e juristit ne Z.A Devoll???.
Kjo dukej qe binte ere te keqe korupsioni edhe se ne te ishte zhytur Prokuroria se pari.
Edhe sot e kesaj dite,kushdo mund te shkoje dhe te shohe,ne dokumentacioni e arsimit ne Devoll.Dosja e punes me nr.1023 eshte e imja.Eshte hapur ne vitin 2005 dhe i ka brenda te gjitha dokumentet,edhe fotokopjen e diplomes +listen e notave te noterizuara te dyja.
Por,meqe isha djali i nje ish-anetari te P.P.Sh,Partia Demokratike nuk donte te me hapte udhe.Packa,se arsimtaret devollinj nuk mernin ndihmen juridike te nevojshme dhe qe,shteti ishte i detyruar tua jepte.Madje,anetaret e bordit te Z.A deklaruan se,Prokuroria nuk kishte vajtur fare aty.Pra,Prokurori kishte perlare parate ,dietat nga taksat tona +shpenzimet e ruges por nuk kishte vajtur ne Devoll!!
Ne keto kushte ,duke ardhur rrotull neper media per ta bere sa me publike kete shqetesim ,nje dite vajta ne studion e emisionit “Aldo Mornong Show”ne Televizionin Klan,qe sapo ishte hapur ne Korce.Keta duke e pare se era e keqe e mutit qe,kishin bere organet e shtetit ,po merrte dhene,me punesuan aty.
Ish-Kryeministri Berisha genjen kur thote se”une po te degjoja nje shkelje te ligjit ne kohen kur isha i pari i Qeverise,nderhyja”.Jo nje,por mbi 20here ,e bera publike me fakte dhe dokumente,ne edicionin e Aldos kete korupsion.Por,ai nuk e cau koken fare.
Ne vitin 2010,ky pozicion pune,pra jurist arshivist u mbyll sepse nuk kishte para nga Qeveria per ta financuar dhe u zevendesua me ekonomist-agrar???!!!
Aty te Aldoja paguesha vetem 200.mije lek te vjetra ne muaj.Pa sigurime dhe pakontrate.Kjo me beri qe te merzitesha shpejt.
Sapo mbaroi sezoni i pare i emisionit ,degjova se ne Komisariatin e Policise ne Korce ishte hapur nje konkurs per jurist.Ishte qershor i vitit 2008.Megjithese i dorezova te gjitha dokumentat,konkursi nuk u zhvillua kurre.E pra,nuk u zhvillua kurre.
Ne vitin 2011,me rastin e CENSUSIT u regjistrova per te punuar.Ndonese mora piket maksimale ne Provim,Marifetcinjte diten te me zevendesonin me nje me arsim te mesem.
Kjo eshte e verteta ime.

 Opinionist i “Arberia news ” 

You May Also Like

2 thoughts on “Që kur jam diplomuar kam konkuruar vetëm dy herë për …….

  1. A DO TE HAPET PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE?I SAID “I DON’T TRUST”….
    Ne daten 1 qershor 2015,une dhe bashkejetuesja ime korcare,(po them autoktone korcare)shkuam ne nje takim elektoral te kandidatit pd-ist ne Korce,Z.Gjergji Mero.U ulem ne karriget aty dhe po prisnim te vinte profesori.Nuk po benim asgje,kur na vjen nje burre,i sigurise aty, dhe na thote “cohuni”
    Une u cova,kurse korcares shoqeruese,me fis e fare prej shekujsh qytetare,iu cua damari ne koke.
    -Po dale-i tha-pse te cohemi?
    Zoteria nuk beri sulm .Vetem se nxorri nje gisht kercenues para gojes dhe pastaj mblodhi grushtin kercenueshem para fytyres se tij te palare.(Se po i kercenohej nje femre,kjo nuk i beri pershtypje fare).Papritur edhe nja 3-4 kokepalare te tjere u afruan.
    -Ore aga-I tha ajo-Nuk e di kur te ka sjelle Saliu ty ketu,por sterstergjyshi,stergjyshi, gjyshi dhe babai im prehet ne Shentriadhe(varezat)ne Korce.Ti nuk me thua dot ketu cohu!
    E mora per krahu korcaren dhe u larguam pa ardhur Gjergji.Ishte e kote cdo gje,
    -He more burre-me tha mua pastaj,-Ti thua se ne familjen e muslimanit,kendon gjeli.Dhe une te besoj se te dua.Do vij ku te me cosh ti.Po kesaj c’i thua?Te theresim njerezit dhe te bejme sherr???
    -Jo,jo,jo-i thashe prere.-Se pari mos ironizo fshateret se me ate po fle ka 2 vjet.Se dyti.P.D e percaktoi vete per ke do te votosh ti dhe familja jote ketu.Qarte!
    Pra,keshtu ndodhi.Edhe une,po e keni vene re,qe nga ajo dite jam larguar nga fushata dhe nga statuset agresive te mija.
    Nuk e mohoj dhe nuk e kam mohuar kurre, se gjyshi im ka qene partizan dhe babai im ka qene sekretar Byroje ne ish-kooperative por kjo nuk do te thote se duhet te jem si ai.Por,te lene te tjeret.
    Edhe Enver Hoxha ishte nga familje aristokratesh por u bashkua me te majten.Edhe Sali Berisha ishte komunist por,u lidh me P.D.Por,kur te hyne kokepalaret ne pjese.!Nejse,Korca ia dha “thate” ate qe,meritonin.
    Per here te pare u afrova me P.D ne vitin 2004.Mora pjese ne te gjitha mitingjet e P.D ne Korce.Bllokuam uren ne fshatin Proger ,ne shenje proteste.Ate P.D ,te lodhur dhe te deshperuar,e ndihmova sa munda.
    Po c’ndodhi me mua me pas!Ne shtator 2005 vjen P.D.
    Meqe,fatkeqesisht,te gjithe te diplomuarit ne profilin jurist “te tyret”nuk pranonin te mernin vend pune nen pozicionin “drejtor”, juristin e Zyres Arsimore ne Bilisht e sollen nga qyteti i Korces!Shkelen ligjin,ai nuk punonte fare pothuaj ne Bilisht pasi jetonte larg,ngarkohej me dieta dhe sherbime, pa llogjike dhe kot fondi i te ardhurave te Z.A. ne Bilisht -do thoni ju.Po ku te pyeste atehere P.D.Kryesorja ishte qe une ,biri i nje devolliu,mos punesohesha.Kaq.
    Mbasi u lodh nja 2 vjet,juristi korcar iku vete ne Kanada.Atehere ,P.D.,pa konkurs, cakton per jurist ne Z.A. Devoll,nje burre plak me profesion ekonomist-agrar.Vetem une nuk duhet te vija ne ate vend pune.Jua thashe.
    Ne vitin 2007 e cova ceshtjen ne Prokurori.Por,mafia ne pushtet e kishte mare ate “kala”,te shenjte te allkave te drejtesise Shqiptare.Per te mos vazhduar “ti delte boja” akoma me keq,P,D-istet me shtyne te pranoja te punoja tek emisioni i Aldos ne Klan.
    Rreth vitit 2009,ne zyren eish- Prefektes se Korces mbriti dosja ime.E kishte kerkuar vete ajo.”Si eshte e mundur.Ky djale ,me 3 gjuhe te huaja te mbrojtura,me U.T e lini te zvaritet pas denglave te Aldon Lipes?.-u tha vartesve”.Por,ia behu nenprefekti psikopat nga Bilishti(ish-nenprefekti i Bilishtit,ai qe drejtoi per 8 vjet ,ne kohen e P.D nenprefekturen e Devollit,merr kemp si skizofren ne Sigurimet Shoqerore.Kjo eshte absolutisht e vertete!).Sec i dha nje dosje time dhe une vazhdova te meresha me Aldon edhe per ca kohe.
    Une jam nga ata djem qe,fillova qe ne klasen e pare fillore,ne vitin 1977 dhe deri sa mbarova shkollen e mesme me flete lavderimi.Dhe mos guxoni ta “ndotni” shkollen e asaj kohe, me shprehjen “ia jepnin se ishte djale komunisti”.Jo ore jo.Noten 10 e merte ai qe e meritonte.Po te ishte ai nivel i paster vleresimi,po me 10-ta do kisha mbaruar edhe Fakultetin e Drejtesise.
    E them troc.Per ke votova ,e dij une dhe nuk i jap llogari kujt,por une nuk besoj tek fjalet e Partise Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =