Qëllomë edhe në faqen tjetër Gjergj Meta!

NGA: ARTAN FUGA

Përshëndetje Dom Gjergj Meta,

po vazhdon hidhnisht një gjyq që nuk të shkon aspak or mik!

 Askush nuk të ka thënë se ligjërimi fetar nuk ka status për të dalë në hapësirën publike.

Ke ngatërruar temë.

Uroj të flasësh edhe më shumë, por kur hedh, edhe do presësh. Mos u viktimizo kot, sepse nuk është taktikë e denjë!

Epo, nëse ke dalë në publik, na lejo edhe ne kritikat si qortime të buta sikurse e kërkon rregulli, e mos na hidh çomange mbi krena me shkolla partie etj.

Historitë me shkollë partie shko tregoja ndonjë tjetri, jo mua!

Zemërimi më duket të ka errur sytë!

Mbase mbarove punë me shkollat e partisë, u hodhe në sulm kundër iluminizmit, Francës!

Yrysh të madh ke marrë!

Se kështu do t’i biesh edhe Italisë, Gjermanisë, vendeve skandinave dhe do të dalësh andej nga brigjet e Groenlandës!

Sillesh si opinionist që akuzon e unë të kërkoj si bari shpirtrash!

I mjeri unë!

Unë të thashë vetëm se nuk të shkon që t’i urosh një ateisti në të drejtën e vet për të mos besuar, kur sapo ka vdekur, që të dali në Gjyqin e Zotit, por mos tutet sepse ky do ta fali!

Zoti e fal, por edhe ti një gur nuk le pa ia hedhur të ndjerit mbi varr duke i thënë se do japësh llogari se i ke hedhur gurë Zotit!

Nuk desha të ta them herën e parë, sepse mendove që me delikatesën e mendjes tënde që e respektoj do ta kuptoje se ku po ta hidhja llafin.

Por ke prekur kufijtë e cinizmit or mik, dhe nuk je aq i ri sa studentët e mi që ngatërrohesh me ta!

As ata nuk e bëjnë gabimin t’i hedhin gurin të vdekurit duke e fshehur inatin me ndonjë lutje!

Dhe pastaj nuk ke të drejtë që të gjithë njerëzit që vijnë nga familje me besime të tjera fetare t’i vendosësh para Zotit tënd, me gjithë nderimin tim për të.

Mos uzurpo fjalën e Zotit ti or mik, se nuk të shkon!

M’u përgjigje? Mirë bëre! Allahu të bekoftë!

Unë nuk po të përgjigjem më gjatë e as nuk do të përgjigjem më, sepse do të respektoj parimin e fesë tënde se kur të qëllojnë në një faqe, ktheju edhe tjetrën.

Qëllomë edhe në faqen tjetër Gjergj Meta! Dhe nuk po t’i marr argumentet e tua një për një, sepse E MISTERSHMJA ka nevojë për sa më pak llafe.

Ka nevojë për heshtje, sepse kur flet shumë edhe gabon, i them vetes. Apo jo? Mbeç mirë kurdoherë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =