Qeparo

Teksa kembet i gezohen shkalleve te shumta qe zbresin prane detit, aroma karakteristike e fshatit, nje gershetim i borzilokut dhe sojes cpon hundet si nje parfum dehes dhe pemet dhe lulet e perkulura zbulojne pak nga pak cadrat qe duken si nje kurore vendosur ne bregun e pafundesise se kalter. Eshte ora 7.30 e mengjesit ne Qeparo plazh dhe prezenca shume e paket e njerzve e ben momentin te magjishem. Deti ne formen me te bukur te tij te qete eshte vetem per mua. Noti nuk eshte not. Eshte nje vals qe kercej perreth nje ore e gjysem cdo mengjes. Me mbeshtjell qetesia pothuajse absolute e detit qe e thyejne vetem levizjet e mia. Kur mbaron valsi, fshati eshte zgjuar dhe pushuesit kane zene vend ne cadra. Me pelqen kuriozieti i paket i atyre qe me rrethojne. Nuk dua te bej muhabete te kota. Dua te shkrihem midis tyre, duke lexuar nje liber, ose duke shkembyer nje bisede te shkurter me njeriun e zemres. Kam nevoje per kete dualitet, nje univers fizik dhe ate mendor. E zhytur midis rrjedhtave te librit me lindin ide qe duhet t’i shkruaj ne nje leter. Por duke e njohur shume mire veten, e di qe ajo ide per te cilen kam pretendimin qe do t’a mbaj mend, do te me vije me vone e ndryshuar. Vjen shoqja e ngushte per te me takuar dhe ecim buze detit. Burimi qe shohim eshte suprize.Ai eshte ndertuar si nje guve e vogel dhe na therret te gjitheve te freskohemi. Zaku thote qe Qeparo eshte i bekuar nga Zoti me gjithe keto burime uji qe rrjedhin nga mali,nderkohe qe une dhe Matisi mesohemi
me ftohtesine e ujit te burimit dhe futemi si rosa e mezi dalim. Ka kaq burime te vogla, sa te cudit fakti qe ne Qeparo duhet t’a blesh ujin. Vecantia e plazhit te Qeparos qendron te perpjekja per t’i qendruar besnike arkitektures se mepareshme. Muret,
shtepite dhe shkallet jane me gure . Ka Edhe shkallet qe jane me beton jane bere kendshem. Eshte shume paster dhe nuk ka zhurme makine.
Banoret thone qe jane te kenaqur me lungomaren qe ka bere Kokedhima gjate mandatit te tij si deputet. Zaku me thote qe
e ndien veten mrekullueshem. Eshte evidente qe mjafton natyra, pastertia, dhe ushqimi i mire per t’u ndier mrekullisht mire. Restoranti qe kemi perballe, “Barbarosa” eshte nje nga restorantet e thjeshta, ku gatuhet mire dhe mbi te gjitha serviret me zemer. Eshte e veshtire qe te gjesh nje restorant ne Shqiperi gjate pushimeve, ku te ndihesh si ne shtepine tende. Aq me teper kamarieret jane francophone, pervec zoterrojne greqishten, italishten dhe komunikojne ne anglisht, gje qe eshte perfekte per turistet e shumte franceze, zviceriane, kanadeze dhe italiane qe shoh aty. Qeparo eshte pothuajse nje zone frankophone qe prej reportazhit te transmetuar nga kanali televiziv France 2. Nje i njohur francez qe takoj ne restorant na tregon, se ka pare ne reportazh qe nje tjeter francez ka blere dhe restauruar nje shtepi ne fshatin Qeparo. Edhe pse duam te ngjitemi me kembe, marrim makine, duke qene se te gjithe jemi me femije. Me te arritur ne fshat, e kuptojme pse ai mund te jete kaq mbreselenes. Eshte i nje bukurie te vecante me shtepite me gura, rrugicat e ngushta dhe dyert medhetare. Edhe pse shume shtepi jane rrenuar, ata 30 banore te fshatit, jane prova e gjalle e rezistences se njeriut ndaj kohes.Edhe perreth germallave, ka jete. Dhe kete e deshmon me se miri cifti francez qe darkon ne klubin e fshatit, qe ka mbetur i pandryshuar si ne komunizem vec grupit te banoreve dhe vizitoreve qe darkon te rrapi. Njeriu qe eshte i mbushur nuk ka nevoje per kallaballek. Shteti nuk ka kohe te merret me bukuri te tilla dhe vetem te huajt mund t’i vleresojne te tilla pasuri. Per shqiptaret, Qeparo
eshte per familjaret, nderkohe qe per te huajt eshte fshati me i bukur. Nje dite e re lind dhe bashke me te vjen edhe familja, dashuria, hareja, gezimi.
Shkojme te plazhi pa emer, prane Porto Palermos dhe nuk ka fjale te pershkruaje ujin e paster dhe boten e nendheshme. Ne Jug mund te nderrosh plazhet perdite dhe te mahnitesh cdo here……

 

Image may contain: one or more people, ocean, beach, outdoor, nature and waterImage may contain: one or more people, people standing, ocean, sky, cloud, beach, outdoor, nature and waterImage may contain: 6 people, people smiling, beach, ocean, outdoor, nature and waterImage may contain: one or more people, ocean, plant, sky, outdoor, nature and waterImage may contain: 2 people, people smiling, hat and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky, ocean, mountain, outdoor and natureImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, ocean, shorts, outdoor and natureImage may contain: outdoor

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 7 =