Qeveria tendera për rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve - Arbëria News

Qeveria tendera për rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”67571″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]

Më 28 Dhjetor 2015, website like this Ministria e Zhvillimit Urban  dhe Turizmit shpalli fituesit e tenderit për “Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për Kavajën Rrogozhinën dhe Beratin”.

Në njoftimi zyrtar të kësaj ministrie, shop shpallej si ofertë fituese ajo e kompanisë “Atelier 4” e cila ishte futur në garë së bashku me “Institutin e Politikave Publike dhe Private (IP3)”.

 Vlera fituese ishte 49 milionë e 653  mijë lekë, afro 450 mijë dollarë.

Kompania “Atelier 4” është në pronësi të z.Alban Eftimi, i cili është etiketuar që prej kohëve kur z.Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës s ii favorizuar prej tij. Kompania e z.Eftimi është e e specializuar në projekte arkitekturore.

Pas një monitorimi që ka bërë HashtagAL rezulton se kjo kompani prej dy vitesh është shfaqur tepër aktive në pjesëmarrjen dhe fitimin e disa tenderëve publikë. Ndonëse një kompani që ka si objekt arkitekturën dhe planifikimin urban, “Atelier-4” operon dhe në tenderët e shëndetësisë, infrastrukturës dhe shërbimeve duke lidhur ortakëri me kompani që janë të profilit që kërkon tenderi.

Ndërsa  “Instituti i Politikave Publike dhe Private (IP3)”  është një shoqatë që ka për Drejtoreshë Ekzekutive, znj. Albana Dhimitri. Ajo ka qenë nën/kryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën kur kjo Bashki drejtohej nga kryeministri Edi Rama.

(Shpallja e fituesve te tenderit nga Ministria e Zhvillimit Urban)

(Faksimile e faqes Linkedin i zonjes Dhimitri, ku ajo rezulton Drejtoreshe Ekzekutive e Institutit per Politika Private dhe Publike)

Duket se ortakëria mes ish-bashkëpunëtorëve në Bashki të z.Rama, nën/kryetares Dhimitri dhe biznesmenit Eftimi, ka funksionuar sërish. Janë ata që i fituan 450 mijë dollarët./ HashtagAlbania/

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 17 =