Qeveria vendos të shpërndajë lekë për kryepleqtë e fshatrave - Arbëria News

Qeveria vendos të shpërndajë lekë për kryepleqtë e fshatrave

Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, cheap Bledar Doracaj sqaroi dje për “Gazeta Shqiptare” se si do të bëhet verifikimi i të gjithë zgjedhësve për votimet e 18 qershorit. Sipas tij, pharm për verifikimin e personave do të paguhen kryepleqtë e fshatrave të cilët do të bëjnë verifikimet në terren.

Doracaj sqaron se deri në maj, kur do të publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve do të publikohen nga njësitë vendore 6 ekstrakte ose lista paraprake, për t’u dhënë mundësinë qytetarëve që të verifikojnë emrat e tyre.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së të burgosurve që do të penalizohen nga votimi në këto zgjedhje, Doracaj, i pyetur nga “GSH” sqaron se ekziston një listë paraprake, e cila po verifikohet nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas drejtorit të Gjendjes Civile, një tjetër problem, ai i heqjes nga lista të personave që kanë ndërruar jetë këtë herë do të jetë një problem më mirë i zgjidhur krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. “Në lidhje me emigrantët, më lejoni të sqaroj se ata janë shtetas shqiptarë dhe si të tillë janë edhe në regjistrin e gjendjes civile.

Ne kemi një projekt shumë ambicioz së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me identifikimin e tyre, shtetin ku ata jetojnë si dhe adresën që ata posedojnë. Viti 2017 do të jetë një vit i dedikuar për ta, për të përmbushur një detyrim që shteti shqiptar ka gjatë 25 viteve për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve”, sqaroi Doracaj, sa u përket emigrantëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =