QUINTERO: DESH ME VRAU TIFOZI I SKUADRES TIME - Arbëria News

QUINTERO: DESH ME VRAU TIFOZI I SKUADRES TIME

Futbollisti me origjinë kolumbiane, Juan Sebarstian Quintero për pak sa nuk u vra nga një tifoz special i tij i cili madje mbante veshur fanellën e skuadrës së zemrës.
“Unë isha duke shkuar në shtëpinë time kur e dëgjova dikë duke trokitur në dritaren time dhe ai person e kishte bërë gati armen për të më qëlluar dhe për të më vrarë.
Mu deshën dy apo tre sekonda për të reaguar dhe pastaj fillova të vrapoj. Ai vetëm trokiti në dritare, ma drejtoi armen dhe më tha: ‘Do të të vras, bir bushtre’”.
E vetmja gjë që e pashë ishin rrobat e ekipit të Deportivo Calit, personi që e bëri dhe çfarë ndodhi janë detaje që ende janë duke u hetuar”.
Plumbi e goditi derën, ndërsa unë dhe vëllai im shpëtuam për fat të mirë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në futboll”, u shpreh Quintero.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 5 =