Rama futet në bunker! - Arbëria News

Rama futet në bunker!

Sot kryeministri i Shqipërisë hapi një epokë të re, në mënyrën se si do të ballafaqohet me problemet e shqiptarëve. Ai vendosi që të mbyllet në “bunker” në kryeqytet dhe të “ballafaqohet” me protestën e parë serioze, që kur ka ardhur në pushtet; atë të më shumë se 1200 naftëtarëve.

Kjo frikë dhe ky panik nuk vjen nga pamundësia e qeverisë për të sjellë në binarë më në fund, sektorin më fitim prurës në vend për një grusht njerëzish dhe më mjeranin, për ata që punojnë aty. Bëhet fjalë për daljen zbuluar me një aferë në shifra marramendëse, që ai dhe familja e tij, gatoi me privatizimin e ARMO, dy vjett më parë. Miqtë e tij pasi volën dhjetëra milion euro në një kohë rekord, i vunë kyçin uzinës duke lënë pas një borxhi gjigant ndaj shtetit dhe veçanërisht ndaj naftëtarëve dhe hedhur në rrugë qindra-mijëra punonjës. Garanti i tyre në atë kohë, u bë personalisht kryeministri.

Më 27 dhjetor të vitit të shkuar naftëtarët e Fierit dhe Ballshit, pasi u mashtruan disa herë nga ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, vendosën që ta përshkallëzojnë protestën e tyre, për pagat e prapambetura dhe sigurimet, duke vendosur që të udhëtojnë në këmbë deri në zyrat e qeverisë në Tiranë.

Kur mbërritën në kryeqytet, ata edhe pse mes shiut qëndruan përpara zyrave të ministrisë së Energjitikës duke këmbëngulur; Kërkojmë lekët tona, nafta shkon në tregjet evropiane dhe ne mbetemi pa bukë.

Në atë kohë ata morën premtimin e radhës, të paktën për pagat e prapambetura. Por që në fillim të këtij viti rezultoi, se sërish i kishin mashtruar. Madje tallja shkoi edhe më tej, kur pas protestave të ditëve të fundit dhe madje edhe përplasjes me forcat e rendit në Fier, ministri Arben Ahmetaj jua “zgjidhi hallin”, duke u premtuar se do ti paguante si të papunë për 1 vit me 110 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe do tu vinte në dispozicion zyrat e punës, ku vetëm punë nuk gjen dot.

Pas një presioni të jashtëzakonshëm publik dhe këmbënguljes epike të naftëtarëve për të vazhduar protestën me çdo çmim, Edi Rama më në fund sot pranoi, që të përballet me naftëtarët. Kryeministri që nuk lë rast për të fluturuar nëpër botë për të promovuar pikturat e tij mediokre, refuzon që ta lëviz prapanicën e tij nga zyrat e ngrohta në Tiranë, për tu përballur sy më sy me naftëtarët, që luftojnë për bukën e gojës së fëmijëve. Duket qartë se këtë nuk e bën se përton që të bëjë 150 kilometra me makinën e tij luksoze apo ka punë të mëdha për të kryer në zyrë; ka frikë nga zullumi i madh që gatoi, me klientin e tij Sula .

Kur në shtator të vitit 2016 nisi realizimin e një afere gjigante me mikun e tij Besnik Sula duke privatizuar ARMO në mënyrë jo transparente, ai dërgoi në Ballsh te naftëtarët dy ministrat, që ka sot në krah në video-konferencë, për t`jua shitur pazarin e radhës, si një zgjidhje të madhe dhe përfundimtare.

Sot me këtë ballafaqim në korrespodencë me naftëtarët, kemi provën e parë që Edi Rama për herë të parë shfaq hapur frikën e madhe, për tu ballafaquar sy më sy me nënshtetasit e tij. Frikën jo vetëm nga revolta e tyre, por sidomos nga vetëdija e asaj që ka bërë, me aferën dhjetëra milion euro të Armo-s. Sot e ka gjetur një zgjidhje nëpërmjet teknologjisë, për ta fshehur  panikun që e ka pushtuar, po nesër?

A do të mundet Edi Rama, që çdo protestë dhe revoltë që mund ti plasë në vazhdim në çdo cep të Shqipërisë, si pasojë e korrupsionit të qeverisjes së tij, ta menaxhojë në distancë nga bunkeri i teknologjisë ku u fut sot? Po nëse i mblidhen të gjithë në Tiranë, që nga do ti bëjë video-konferencat? Nga bunkeri real i Surrelit, apo ishulli që ka gjithmonë në mendje, kur flet për jetën e dytë, pas fundit të tij politik… \syri.net\

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 20 =