Takimi me kandidatet femra për Këshillat Bashkiak, Rama: Gruaja është e ardhmja e njeriut, ato e çojnë punën në drejtimin e duhur - Arbëria News

Takimi me kandidatet femra për Këshillat Bashkiak, Rama: Gruaja është e ardhmja e njeriut, ato e çojnë punën në drejtimin e duhur

Gjatë një takimi me kandidatet femra për Këshillat Bashkiak, thumb kryeministri Edi Rama deklaroi se vota për gratë është votë në drejtimin e duhur. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Aleanca për Shqipërinë Europiane me këtë përfaqësim grash dhe me këtë propozim që ju ka bërë komuniteteve ka të drejtën e plotë të kërkojë mbështetjen e plotë për t’iu dhënë mundësitë këtyre grave ti çojmë punët në drejtimin e duhur.

“Në anën tjetër është një histori për të ardhur keq dhe që s’mund të bësh dot asnjë lloj krahasimi, jo vetëm për kandidatët, apo edhe për numrin e ulët të deputeteve në Parlament, por edhe për cilësinë shumë të ulët të debatit, lidhur me problemet e vendit që janë në radhë të parë probleme të cilat gratë i ndjejnë dhe i kuptojnë shumë më mirë dhe shumë më qartë, sepse nuk e shpjegoj dot ndryshe se 65% e grave shqiptare mbështesin Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe në mbështetjen për reformat përqindja e grave është më e lartë se e burrave. Edhe studimet e thonë se gratë janë më të sakta dhe i bëjnë punët më mirë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi më tej duke cituar një poet se “Gruaja është e ardhmja e njeriut”. Kryeministri Rama kujtoi se kur garonte për kryetar bashkie në Tiranë, ajo që ka kërkuar ka qenë përfshirja e sa më shumë femrave në listën e këshillit bashkiak, ndërsa nënvizoi se me marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste prej tij numri i femrave erdhi në rritje.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + thirteen =