Rama jep paralajmërimin e fortë: Policia gati për të.... - Arbëria News

Rama jep paralajmërimin e fortë: Policia gati për të….

Kryeministri Edi Rama ka bere me dije se Policia e shtetit me renien e fluksit te pushuesve ne sezonin veror, eshte gati per nje operacion te madh ne te gjithe vendin ndaj atyre qe ai i quajtu feudet e kanabisit qe kane ne pronesi asete kriminale.

rama me shefat

“Objektivi për ti dhënë fund kultivimit të kanabisit, një femnomen që e njollos vendin tonë është drejt realizimit të plotë, por sidoqoftë besoj se nëse do arrijmë të plotësojmë sic e kemi vendosur këtë objektiv për nga pastrimi i territorit nga feudët e kultivuesve të kanabisit, ana tjetër e medaljes është për tu parë më thellë dhe deri në fund në kuptimin e evidentimit, ndalimit dhe ndëshkimit të elementëve kriminalë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash dhe posedojnë asete kriminale.

Ka kryetarë të caktuar bashkish që nuk janë shfaqur në lartësine e kësaj sfide për crrënjkosjen e kanabisit, s’është vetëm sfida e policisë së shtetit, është momenti që të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli të elementëve me rekorde kriminale në të gjithë vendin që janë simbole të këtyre feudeve të kultivimit të kanabisit por jo vetëm që kanë statusin e të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm të ndjekshëm penalisht dhe të goditshëm sa i takon akseteve që kanë në pronësi.

Ky operacion që duhet përgatitur me shumë kujdes dhe s’duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik menjëherë me rënien e fluksit të turistëve të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve, mjafton që këta elementë shumë shqetësues për komuniktetet, rendin dhe sigurinë, për faktin se mishërojnë pandëshkueshmërinë të vihen para opërgjegjësisë për të justifikuar vlerat maramendëse të automjeteve të tyre dhe aseteve të tyre që të bëhet transparencë dhe pastaj të përgjigjen aty ku duhet apra prokurorisë dhe gjykatës, është koha ta pastrojmë Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Policia ka informacionin e duhur, ka emra bëma, lidhje lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjnë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për ti dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre ka ikur”, tha Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 17 =