Rama i jep post të rëndësishëm ish-deputetit të PD - Arbëria News

Rama i jep post të rëndësishëm ish-deputetit të PD

Kryeministri Rama i ka dhënë një post të rëndësishëm shtetëror, ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Mësohet se ish-deputeti i zgjedhur me siglën e Partisë Demokratike dhe i larguar prej saj, Mhill Fufi është emëruar si drejtori i Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

Fufi, pas hetimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme, ka rezultuar se nuk ka pasur dënime jashtë të territorit të Shqipërisë.

Më këtë konkluzion të Prokurorisë, ish-deputeti i Kuvendit, Mhill Fufi, nuk rrezikon të shkarkohet nga detyra publike, në të cilën është emëruar muajt e fundit.

“Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”, thuhet në materialin e Prokurorisë së depozituar në KQZ. Edhe ishdeputeti i PDIU-së, Omer Mamo, ka rezultuar i padënuar nga verifikimi i shenjave të gishtërinjve. Ndërkohë që Prokuroria, nga hetimi ka arritur në konkluzionin se edhe Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, nuk ka pasur shkelje brenda dhe jashtë vendit, vetëm është dëbuar për shkelje të ligjit të emigracionit. “Pas rezultatit të verifikimit për z. Eduart Kapri, me detyrë Kryetar i Bashkisë Pogradec, Prokuroria e Përgjithshme arrin në konkluzionin se subjekti nuk rezulton që të jetë në kushtet e ndalimit, parashikuar në pikën 1, neni 2 të ligjit nr. 138/2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”,thekson materiali i Prokurorisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =