Rama: Kjo është një histori, me personazhe politike dhe gangster të cilët aktrojnë në bazë të një skenari - Arbëria News

Rama: Kjo është një histori, me personazhe politike dhe gangster të cilët aktrojnë në bazë të një skenari

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje prokurorisë për një hetim të plotë dhe nxjerrje të përgjegjësive ligjore të kujtdo qoftë. “Fajtorët duhet të përgjigjen ligjërisht kushdo qofshin” tha Rama në një deklaratë pas daljes nga ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Koha kur kryeministri i Shqipërisë e trajtonte prokurorinë si ushqim për qentë, information pills ka mbaruar më 23 qershor të 2013-s. Uroj që ftesa për të ardhur sot këtu të jetë shprehje e vullnetit të prokurorisë për ta zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj historie të shëmtuar. Publiku është marrë peng nga kjo histori, viagra dosage me personazhe politike dhe gangster të cilët aktrojnë në bazë të një skenari që pas serisë së djeshme në parlament, ka vendosur në rolin e protagonistit kryesor të filmit edhe ish-kryeministrin.

Megjithatë çfarëdo të themi ne, mbeten fjalë dhe shqiptarët janë mbingopur me fjalë. Vetëm hetimi i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore të kujtdo qoftë mund ta çlirojnë edhe publikun por edhe politikën. Unë besoj se e gjithë kjo shëmti e turpshme mund të kthehet në një mirësi për publikun dhe për politikën nëse organi akuzës bën me vullnet të plotë detyrën dhe nxjerr fajtorët që duhet të përgjigjen ligjërisht. Kjo histori e shëmtuar nuk mund të mbarojë si një film dhe jeta politike e shqiptarëve s’mund të vazhdojë më tutje nga filmi në film”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 9 =