Rama kundërshton 16 propozimet e PD për Buxhetin e 2018: Janë ide të 2005-ës - Arbëria News

Rama kundërshton 16 propozimet e PD për Buxhetin e 2018: Janë ide të 2005-ës

Ditën e sotme pritet të votohet Buxheti i 2018, por mes debatesh kryeministri Edi Rama nuk i ka marrë në konsideratë 16 propozimet që PD-ja ka paraqitur në Kuvend lidhur me bixhetin.
Sipas kryeministrit  të gjitha ishin ide të vitit 2005, nuk kishin asgjë të re, përfshirë “taksën e sheshtë të Saliut”, siç u shpreh ai.

Një paketë propozimesh e bazuar mbi programin elektoralë të vitit 2005 dhe nuk ka asgjë të re.

Një grup parlamentar që vjen i propozon Kuvendit ide të 20015-ës. Masa të parashikuara të parashikuara në programin elektoral të 2005. Zgjidhje të ofruara në atë program të 12 viteve më parë që gjatë qeverisjes rezultuan zgjidhje pa zgjidhje. Kjo ëhstë e vërteta. Po t’i marrim me radhë, shohim se uji që rreh sot në havan PD nuk ka asnjë lidhje me rrjedhën e zhvillimit të vendit. Thjesht me “më ka çuar nëna me la gojën”.

Ju thoni se duhet shpërblim për pensionistët. Sikur po vini nga e hëna. E dini ju apo që kemi caktuar shpërblim për pensionistët? A ishit këtu?

Ju thoni për tekstet e librave që të bëhen falas. Po pse nuk i bëtë kur ishin 8 vjet në pushtet?!

Ne kemi mundësinë t’i bëjmë falas nga klasa e 5-të deri në të 9-ën për familjet në nevojë.

Ju bëtë korrupsion. Tetë vjet ju bëtë atë altertekstin e mbushur me gomarllëqe ku kishte mbetur vetëm një fraza nga e kaluara: Shabani sharron me sharrë. Ngaqë Shabanin e keni idhullin tuaj. Ku është Shabani tani? Se tani jeni ju që në fakt po sharroni PD-në.

Po për ish-të përndjekurit, pse nuk e bëtë? Se jeni ju që bëtë që qindra ish- të burgosur politikë të ikin në atë botë pa marrë asnjë qindarkë, ndërsa ju ia keni dhënë paratë spiunëve. Ne do t’ia japim paratë ish-të përndjekurve dhe jo trashëgimtarëve dhe spiunëve. Dhe unë jam i lumtur që PS e ka listën e të gjallëve. Dhe që futëm edhe Daut Gumenin dhe ata që nuk kishin aplikuar, se nuk besonin më.”

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =