Rama nga Fieri: Sfidë, njeriu i duhur në zyrën e shtetit

Kryeministri Edi Rama u ndal në Fier në dëgjesën e radhës me qytetarët, ku foli për reformimin e administratës dhe reduktimin e zyrave të shtetit.

“Kemi një sfidë shumë të madhe përpara, që t’i gjejmë zyrës së shtetit njeriun e duhur, dhe jo njerëzve një punë shteti”, tha Rama.

Synimi është, sipas Kryeministrit, që të shmanget ajo që e quan sorollatje të qytetarëve nëpër zyrat e shtetit.

“Nëse qytetari ka një dokument për të marrë në një zyrë, dokumentin shtet më shtet ta marrë shtetit dhe të mos shkojë njeriu nëpër shtatë zyra, por të shkojë shteti dhe kjo është plotësisht e realizueshme”, u shpreh ai.

Një rol të madh në këtë, vijoi Rama, do të luajë edhe teknologjia dhe ofrimi i shërbimit online për kryerjen e pagesave dhe tërheqjes së dokumentave të ndryshme.

Teknologjia do të shërbejë edhe për atë që Rama e quan “bashkëqeverisje me njerëzit”.

“Me ndërtimin e një platforme bashkëqeverisjeje online me njerëzit, kjo është plotësisht e mundur”, u shpreh ai. 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =