Rama nga Lushnja: Më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë punësim - Arbëria News

Rama nga Lushnja: Më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë punësim

12764377_10153518339746523_491334415253692033_o

Kryeministri Edi Rama u ndal në Lushnjë ku ka parë nga afër ndërtimin e disa serave, see të cilat mbështetet nga programi i qeverisë “Agro 100 (sera)”.

Paketa e re financiare së bashku me programin e Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi, synon mbështetjen e eksporteve shqiptare.

Një prej këtyre investimeve është edhe “Agrocon” në fshatin Krutje të Lushnjës, investimi fillestar i të cilës është 5 milionë euro, ndërsa ai përfundimtar është 25 mln euro.
Synimi i investimit është eksporti i prodhimeve drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Programi në fjalë mbështet investime në sera minimalisht 10 hektarë. Për kryeministrin, investimet kanë dhënë ndikimin e tyre të menjëhershëm në eksporte.

“Në dy vjet e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave dhe kjo ka sjellë një impakt të menjëhershëm në eksport. Viti 2015 ka pasur një bum të eksporteve dhe një zhvillim shumë pozitiv edhe për tregun e brendshëm. Por tani duam të çojmë më përpara procesin e mbështetjes direkte. Për 10 ha sera ne do të japim 100 mijë dollarë në 5 vjet. Për 100 ha fermë, do të japim 1 milion dollarë në 5 vjet, direkte”, u shpreh Rama.

Dy programet e reja financiare, që i shtrijnë efektet në disa vite, do të sigurojnë mbështetjen më të madhe që i është dhënë zhvillimit të prodhimit bujqësor, eksporteve dhe punësimit.

Kryeministri ka inspektuar edhe disa vepra që synojnë parandalimin e përmbytjeve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 3 =